4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bashkësia Islame e Serbisë gjatë historisë

Më të lexuarat

Me largimin e osmanlinjve, me pavarësimin dhe formimin shteteve në këtë rajon, popullata myslimane, me pëlqimin e Meshihatit të Stambollit përmes ndarjes së Menshures Sheihu -l-Islam, filloi themelimin e bashkësive fetare islame, që kishin për qëllim ruajtjen e Islamit dhe qenien shpirtërore muslimane.

Përmes një periudhe të gjatë historike, mund të themi një shekullore, historinë e Islamit në Serbi, do ta dallojmë, hiq më pak, se 140-vjet traditë të institucionit të komunitetit islam të Serbisë. Qysh në Principatën e Knezheviqëve, me vendimin e Princit Mihailo Obrenoviç dhe të Këshillit të Shtetit, më 18 maj 1868, Islami u njoh si fe.

Shteti në atë kohë e ka marr përsipër që të bartë shpenzimet për imamët, myezinët dhe mirëmbajtjen e xhamisë së Bajraklisë në Beograd. Me ligjin për rregullimin e territoreve të çliruara, nga 3 janar i vitit 1879, është evidentuar se “qytetarët e fesë muhamedane, qytetarët e fesë krishtere dhe të çdo feje tjetër e pranuar me ligj, kanë të drejtë dhe liri në kryerjen publike të ritualeve fetare të tyre”. Selia e Myftiut të Serbisë, ishte në Nish, deri në luftërat ballkanike.

Është evidentuar se me Menshur-en e shejhu -l-Islamit në vitin 1909, si myfti i Nishit është emëruar Mehmet Zeki ef.Qinara, me kompetenca për çështjet e ligjit të Sheriatit për gjithë territorin e Mbretërisë së Serbisë. Pas luftërave ballkanike, Serbia me dekretin e datës 18 gusht 1913, edhe një herë e konfirmon lirinë për predikimin e Islamit. Me gjithë atë, ajo as atëherë nuk kishte sjellë rregulla specifike për organizimin dhe rregullimin e Bashkësisë Islame, por ua kishte lënë muslimanëve që këtë ta rregullojnë sipas rregullave të tyre fetare.

Islamin si fe në Serbi, deri në vitin 1914, e kanë karakterizuar edhe këto: Islami ka qenë fe e pranuar ligjërisht (Kisha Ortodokse Serbe kishte status të kishës shtetërore); muslimanët përbënin Bashkësi të veçantë fetare, të cilës i ishte lejuar që rregullat e tyre fetare të qeverisen dhe menaxhohen sipas marrëdhënieve të veta të brendshme fetare nën kontrollin suprem të shtetit; në krye të bashkësisë qëndronte Myftiu me seli në Nish (pas luftërave Ballkanike u emërua myftiu suprem); Bashkësia fetare islame, ka mundur me dijeninë e Ministrit të Arsimit dhe Punëve të Kishës, të mbajë marrëdhënie shpirtërore me përfaqësues të bashkësive fetare islame jashtë kufijve të shtetit; shteti e ka ndihmuar materialisht Bashkësinë Islame.

Pas Luftës së Parë Botërore, në Mbretërinë e Jugosllavisë, muslimanët kanë hyrë me tri bashkësi fetare të ndara: – në Serbi, në krye me myftiun Suprem, selia e të cilit ishte zhvendosur nga Nishi në Beograd; në Mal të Zi, e kryesuar nga Myftiu kryesor me seli në Bar dhe në Bosnjë e Hercegovinë e kryesuar me Reis-ul-Ulema, me seli në Sarajevë.

Uniteti i bashkësisë islame në Mbretërinë e Jugosllavisë është themeluar në bazë të ligjit për Bashkësinë Islame të Mbretërisë së Jugosllavisë, më 30 janar të vitit 1930. Në nenin 1 të këtij ligji është përcaktuar që të gjithë muslimanët në Mbretërinë e Jugosllavisë e përbëjnë Bashkësinë e fesë Islame të pavarur, në krye me Reis-ul-Uleman, si Bashkësia supreme e fesë Islame. Selia e saj ishte në Beograd.

Muslimanët edhe më tej, sipas vetëqeverisjes i zgjidhnin përfaqësuesit e tyre. Bashkësia islame, si dhe të gjitha organizatat e tjera fetare, ishin nën administrimin dhe kontrollin e organeve shtetërore (deri në vitin 1929 nën Ministrinë e Fesë, e deri atëherë, nën Ministrinë e Drejtësisë) dhe ka marrë mbështetjen e saj financiare. Sipas këtij ligji, bashkësia islame ka mundur të mbajë marrëdhënie shpirtërore me përfaqësuesit fesë Islame jashtë vendit.

Kushtetuta e parë e Bashkësisë Islame në Mbretërinë e Jugosllavisë u miratua më 9 korrik 1930. Sipas këtij akti, Bashkësia islame është pranuar nga Mbretëria e Jugosllavisë dhe ishte e barabartë me komunitetet tjera fetare.

Organizimi i Bashkësisë Islame është themeluar në bazë të rregullimit fetaro arsimore dhe pasurisë së vakufit. Kjo Bashkësi është menaxhuar sipas: rregullave të Sheriatit, ligjit dhe Kushtetutës së Bashkësisë Islame. Haxhi Hafiz Ibrahim ef. Maglajliq e ka dhënë betimin dhe e ka pranuar Menshuren, më 19 qershor të vitit 1930. Ceremonia e inaugurimit u kryer në xhaminë Bajrakli në Beograd, më 31 tetor të vitit 1930, në prani të mbretit, anëtarë të qeverisë, të trupit diplomatik dhe shumë delegacioneve nga vendi.

Me miratimin e kushtetutës së re dhe zgjedhjes së Reis-ul-Ulemas Haxhi Hafiz Ibrahim ef. Maglajlqit, Bashkësisë Supreme të fesë Islame, selia e Reis-ul-Ulemas zhvendoset nga Sarajeva në Beograd. Ligji i Bashkësisë Islame në vitin 1930, është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin mbi për të drejtat e Bashkësive Fetare, më 28 shkurt të vitit 1936.

Me ndryshimin e këtij ligji shfuqizohen Myftinitë dhe selia Reisu- l-ulemas e kthyer nga Beogradi në Sarajevë. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, me formimin e shtetit të ri Republika Popullore Federale e Jugosllavise, e më pas Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, Bashkësia Islame e Serbisë vepron në kuadër të Bashkësisë Supreme të fesë Islame të Jugosllavisë, si Kryesi e Bashkësisë Islame për RS të Serbisë, me seli në Prishtinë. Bashkësia Islame e Serbisë, në vitin 1989, në kundërshtim me Kushtetutën e atëhershme RSFJ-së e ndryshon emërtimin në “Bashkësia Islame e Republikës së Serbisë, Kosovës dhe Vojvodinës.”

Ndërkaq, me shpërbërja e Bashkësisë Islame, Kosova u mbyll në kufijtë e saj kombëtare, Vojvodina me një mesxhid në Novi Sad, pothuajse nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm në strukturën e Bashkësisë Islame, ashtu si Serbia me tri xhami (Beograd, Nish dhe Mali Zvornik), për të cilat ishte arsyeja për të filluar formimi i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut, me iniciativën e disa imamëve nga Tutini, Novi Pazari, Sjenica dhe Prijepolja.

Iniciativën për formimin e Kuvendit të Meshihatit të Sanxhakut të udhëhequr nga Adem ef.Zilkiqi, i cila më 30.10. 1993, arriti të caktojë Kuvendin themelues për formimin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut, në krye me kryetarin Muamer ef.Zukorliqin, teologun e diplomuar të Shkencave Islame. Në të njëjtën kohë, ka vazhduar të ekzistojë edhe Meshihati në Beograd, i kryesuar nga Myftiu Hamdi ef. Jusufspahiqi dhe një Meshihat në Prishtinë.

Koha do të tregojë se mbyllja në kufijtë kombëtarë dhe rajonal nuk është zgjidhje e mirë për perspektivën e Bashkësinë Islame. Përderisa disa rajone janë forcuar fetarisht, pjesë të tjera të vendit kanë rënë në një situatë të vështirë, e cila në një moment ka kërcënuar zhdukjen e muslimanëve në disa vende.

Burimi:http://islammylife.tv/
Përshtati: Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit