15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kur Manastiri i sotëm kishte nëntë medrese dhe 70 xhami

Më të lexuarat

Sipas statistikave, vetëm 3,3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Manastirit sot janë shqiptarë.

Evlija Çelebi në veprën e tij “Sejahatname”, mbi katër shekuj më parë, tregonte për xhamitë, medresetë dhe jetën e kohës në Manastir dhe çajtoret ku ajka e inteligjencës së kohës bënte diskutime filozofike, teologjike, letrare etj. Është interesante që në kohën kur udhëpërshkruesi botëror kalon nëpër Manastir, numëron gjithsej 70 xhami në atarin e tij dhe nëntë medrese.
Evlija Çelebi në veprën e tij “Sejahatname”, mbi katër shekuj më parë, tregonte për xhamitë, medresetë dhe jetën e kohës në Manastir ku ajka e inteligjencës së kohës bënte diskutime filozofike, teologjike, letrare etj. nëpër medresetë, kutuphanet dhe xhamitë e panumërta. Imamët, dijetarët e kohës, ishin të shumtë dhe ata i jepnin tonin jetës intelektuale në fund të shekullit XVII në Manastir.
Është interesante që në kohën kur udhëpërshkruesi botëror kalon nëpër Manastir, qyteti numëron gjithsej 70 xhami në atarin e tij dhe nëntë medrese. Ka pasur edhe Myftiun e vet në Shejhu’l Islam, kështu që Manastiri sipas Çelebisë, ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katrorë. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar.
Në këtë qytet janë të njohur karvanët tregtarë, të cilët ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Perëndimi. Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, Çelebi i kushton një vëmendje të veçantë duke e quajtur një “kasaba” shumë të madhe, e cila ka pasur 10 ura të drurit dhe gurit. Të bën përshtypje e dhëna që përreth Manastirit ka pasur të mbledhur 1.000 drurë të lartë, duke i bërë qytetit një hije tepër freskuese.

Xhamitë në Manastir

“Gjithsej ka 70 faltore myslimane”, do të shkruajë Çelebia në “Sejahatname”-t e tij në vitin 1661, kur edhe e viziton Manastirin.
Sipas Çelebisë, xhamia kryesore ka qenë ajo e Is’hak Efendiut, në afërsi të Urës së Madhe. Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1506 nga kadiu i Manastirit Is’hak Çelebi ibn Isa, me një minare të lartë prej 50 metra. Kjo xhami është vetëm një pjesë e ndërtuesit të saj, të cilën e ka lënë vakëf së bashku me medresenë e kësaj xhamie, mejtepin, 103 dyqane, vreshta, 20 mullinj dhe shumë objekte të tjera./zeriislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit