-1.7 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Banorët e Halepit: Do të kthehemi përsëri në vendlindje

Më të lexuarat

Në muret e shtëpive qëndrojnë mbishkrimet “Asadi do të shkojë. Ne pas një kohë të shkurtër do të kthehemi”, “Ne nuk dalim me dëshirë, por me forcë”

Nga lindja e Halepit ku u evakuuan mijëra civilë që ishin nën rrethim e regjimit të Bashar al Asadit dhe grupeve terroriste të huaja mbështetës të regjimit sirian, mbetën mbishkrimet “do të kthehemi” në muret e ndërtesave të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të procesit të armëpushimit të arritur pas bisedimeve intensive mes Turqisë dhe Rusisë, filloi edhe procesi i evakuimit. Gjatë orëve të fundit me anë të 5 autokolonave të evakuimit, 7.500 civilë dhe luftëtarë opozitarë, u transferuan në qytetin Idlib në afërsi me kufirin e Turqisë.

Gazetarët e AA-së siguruan pamje nga muret e shtëpive ku qëndrojnë mbishkrimet “Asadi do të shkojë. Ne pas një kohë të shkurtër do të kthehemi”, “Halep të duam”, “Halepi është i lirë”, “Ne nuk dalim me dëshirë, por me forcë”.

Një ndër civilët i cili erdhi në Idlib, Ebu Hamza në një deklaratë për AA tha se “Ishim nën rrethim. Na larguan me forcë. E bombarduan Halepin me avionë luftarakë. Nuk kishte ushqim. Nuk kishte as pije. Regjimi çdo ditë na sulmonte me mortaja. I humbëm familjet, edhe fëmijët. Me lejen e Allahut do të kthehemi.”

Nga ana tjetër Um Shefik e cila kishte ardhur nga lagja Sukkeri, tha se “Bashkëshorti im kishte nevojë për trajtim mjekësor. Ai kishte nevojë që të largohej. Shtëpia jonë ishte duke u bombarduar çdo ditë. Si mund të qëndroja në këtë shtëpi?”

Ndërsa aktivisti Ebu Velid Halebi, tha se përsëri do të kthehen në Halep. “Tashmë do të drejtohemi kah pjesa rurale veriore e Halep-it dhe shpresojmë që përsëri do ta çlirojmë Halepin. I falënderojmë të gjithë ata të cilët siguruan daljen e të sëmurëve dhe plagosurve nga Halepi i rrethuar. Gjithashtu falënderojmë edhe qeverinë e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, u shpreh ai.

Nga 4 shtatori kur Halepi u rrethua nga ana e regjimit dhe mbështetësve të tij e deri kur filluan evakuimet humbën jetën 1138 civilë. Pasi që filluan evakuimet grupet terroriste të huaja mbështetës të regjimit sirian hapën zjarr ndaj autokolonës ku gjendeshin civilët duke shkaktuar disa të vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit