11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Francë, 7 politikanë në garë për kandidatin e Partisë Socialiste

Më të lexuarat

Në deklaratën të publikuar nga bordi i cili do ta organizojë zgjedhjet brendapartiake në dy raunde, më 22 dhe 29 janar, konfirmohet se do të garojnë gjithsej 7 politikanë

Është konfirmuar lista e plotë e politikanëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, nga ku do dalë edhe kandidati zyrtar për zgjedhjet presidenciale në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën të publikuar nga bordi i cili do ta organizojë zgjedhjet brendapartiake në dy raunde, më 22 dhe 29 janar, konfirmohet se do të garojnë gjithsej 7 politikanë.

Për kandidat të Partisë Socialiste kanë konkurruar 24 politikanë. Ish-kryeministri i vendit Manuel Valls është emri për të cilin flitet se ka më shumë shanse mes politikanëve të cilët janë në konkurrim.

Vincent Peillon, Arnaud Montebourg, Benoit Hamon të cilët ishin ministra në qeverinë e Partisë Socialiste, nga Fronti Demokratik Jean-Luc Bennahmias, nga Partia e Gjelbër François de Rugy dhe nga Partia Radikale e Majtë Sylvia Pinel, janë politikanë të tjerë të cilët janë konfirmuar se do të garojnë për zgjedhjen brendapartiake.

Anketat e fundit tregojnë se pas Valls, vendin e dytë do ta marrë Montebourg.

Ndërsa në qendrën e djathtë François Fillon ishte caktuar si kandidat presidencial. Fillon, është politikani i cili konsiderohet se ka më shumë shanse në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin prill dhe maj të vitit 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit