-2.8 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Banorët e Gazës tubohen në kufi në javën e tretë të demonstratave

Më të lexuarat

Mijëra palestinezë janë tubuar në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin për të marrë pjesë në demonstratat e vazhdueshme anti-okupuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët e tubuar në kuadër të “Marshit të Kthimit të Madh” falën namazin e xhumasë pranë kufirit.

Duke lexuar hutben e xhumasë, Shejh Sadik Kandil tha: “Protestuesit do të vazhdojmë të ngelen të përkushtuar ndaj parimeve palestineze dhe nuk do të bëhen pazarllëqe me këto parime, sepse të heqësh dorë nga parimet dhe të vërtetat paraqet kundërshtim sipas parimeve islame”.

Ai tha se pjesëmarrja aktive e palestinezëve në demonstarata është tregues i përkushtimit ndaj këtyre parimeve, duke theksuar nevojën e vazhdimit të protestave në mënyrë paqësore.

Aktivistët palestinezë e kanë quajtur si “E Premtja e Flamurit” të premten e tretë të demostratave nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”. Mijëra palestinezë kanë hapur flamurin palestinez dhe kanë djegur ato të Izraelit.

Ndryshe, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 33 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mbi 3.000 janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite që nga 30 marsi, kur palestinezët filluan të tubohen përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”.

Tubimet janë pjesë e një demonstrate gjashtë javore që do të kulmojë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit