11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Assad përdorë taktikat e Izraelit, vë ligj për konfiskimin e tokave të sirianëve

Më të lexuarat

Teksa mijëra sirianë ikin nga shtëpitë e tyre në Ghouta Lindore për të shpëtuar nga sulmet e ashpra atë regjimit të Bashar al-Assad, ky i fundit ka prezantuar një ligj të ri që i konfiskon trojet e miliona njerëzve të zhvendosur.

Ligji numër 10, i paraqitur këtë javë, u bën thirrje sirianëve të regjistrojnë pronat e tyre private në Ministrinë e Administrimit Lokal brenda 30 ditëve.

Zotëruesit e pronave duhet ose të sigurojnë dëshmi të vetë dokumenteve të pronësisë, ose të sigurojnë që një i afërm ta bëj këtë në emër të tyre. Përndryshe, ata përballen me heqjen nga pronesia, dhe kalimi i pronave në duart e shtetit.

Janë rreth 13 milionë sirianë të zhvendosur brenda ose jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk mund të hyjnë në tokat e tyre. Kjo ka bërë që shumë familje të përballen me humbjen e shtëpive të tyre përgjithmonë.

“Ky ligj mund të privojë miliona sirianë nga tokat dhe pronat e tyre”, tha Nizar Ayoub, një avokat ndërkombëtar dhe ekspert për zgjidhjen e konflikteve.

Ekspertët ligjorë njihen mirë me këtë ligj, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe Izraeli ndaj miliona palestinezëve që i ka dëbuar.

Ky ligj është sjellë pas luftës së vitit 1948 për të lejuar që izraelitët që po mbërrinin që të hyjnë në shtëpitë e miliona palestinezëve të detyruar të largohen nga tokat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit