0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Banka Botërore vlerëson zhvillimet pozitive të sektorit financiar në Kosovë

Më të lexuarat

“Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, gjatë këtij viti Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 7,1 për qind, falë ardhjes së madhe të diasporës, rritjes së eksporteve dhe konsumit”, njofton BQK

Banka Botërore ka vlerësuar zhvillimet pozitive në sektorin financiar të Kosovës në kuadër të raportit të saj të fundit mbi Evropën dhe Azinë Qendrore: “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas COVID-19”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një njoftim për media, bëri të ditur se e ka mirëpritur këtë raport, i cili i ka njohur zhvillimet pozitive në sektorin financiar, “rritjen e kredive dhe të depozitave, si dhe kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit, të cilat mbesin mbi limitet e rregullores”.

Raporti i Bankës Botërore sipas BQK-së thekson se ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi, megjithëse në të ardhmen rreziqet mbeten të larta, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

“Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, gjatë këtij viti Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 7,1 për qind, falë ardhjes së madhe të diasporës, rritjes së eksporteve dhe konsumit, derisa eksportet e shërbimeve deri në fund të këtij viti do të jenë më të larta për 9,5 për qind”, njofton BQK.

Në periudhën afatmesme, rritja ekonomike e Kosovës, sipas Bankës Botërore, do të jetë mbi 4 për qind dhe që do të jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i vaksinimit dhe menaxhimit të pandemisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në fund të muajit shtator tha se projektimet e rritjes ekonomike në Kosovë deri në fund të vitit pritet të jenë mbi 10 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit