3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Banka Botërore parasheh rritje ekonomike në Kosovë dhe në rajon

Më të lexuarat

Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rritja në vitin 2023 ra në 2.6 për qind nga 3.4 për qind sa ishte më 2022, kryesisht si pasojë e konsumit dhe tregtisë, duke pasqyruar ekonominë e dobët në Bashkim Evropian, i cili është partner i rëndësishëm i tregtisë për Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e saj vjetor për Kosovën, Shqipërinë, Bonjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes për vitin 2024 për 0.2 për qind krahasuar me raportet paraprake, duke u bazuar në optimizmin se rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19.

Por, ajo paralajmëroi për rreziqet e vazhdueshme të tregtisë dhe investimeve të dobëta me eurozonën, të cilat lidhen me dobësitë e vazhdueshme në rritjen globale, si dhe me mundësitë për rritjen e tensioneve gjeopolitike, emigrimin, pasigurinë zgjedhore dhe inflacionin e vazhdueshëm.

Shkalla e inflacionit në rajon ra shumë, nga 14.3 për qind në janar 2023 në 5.1 për qind në dhjetor 2023.

Në Kosovë, shkalla e inflacionit sillet në rreth 2 për qind, por çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë mbetur të larta prej se inflacioni ka arritur kulmin më 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Atë vit, Kosova e përfundoi me normë mesatare inflacioni rreth 12 për qind.

Banka Botërore e paralajmëroi rajonin se i duhet patjetër t’i zbarojë një sërë reformash për ta ngushtuar hendekun me zhvillimit me Bashkimin Evropian.

Të gjitha gjashtë vendet e rajonit duan t’i bashkohen BE-së.

“Plani i ri i bllokut për rritje për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi për ta stimuluar zhvillimin e ekonomik përmes reformave dhe investimeve, posaçërisht në ekonominë e gjelbër”, tha Xiaoqing Yu, drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Xiaoqing po i referohej planit prej 6 miliardë euro të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plani u paraqit në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme.

Nga secili vend është paraparë përgatitja e një agjende reformuese, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së, para vlerësimit dhe miratimit të saj nga Komisioni Evropian.

Reformat nëfushën e rendit dhe të sundimit të ligjit janë thelbësore për të përfituar mjete nga ky Plan.

\REL\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit