14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Yıldırım paralajmëron muslimanët e SHBA-së kundër terrorizmit të FETO-s

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi të enjten se nuk ka asnjë dallim midis DEASH-it dhe organizatës terroriste FETO. Ai tha se dy grupet terroriste njollosin vlerat e shenjta të Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se të dy grupet terroriste kërcënojnë paqen në vendet muslimane. Yıldırım këto deklarata i bëri gjatë fjalimit të tij në Qendrën e Dijanet të Amerikës (DCA), e njohur ndryshe edhe si Qendra e komunitetit turko-amerikan dhe Kompleksi i Xhamisë në Lanham të Marylandit.

Kryeministri turk theksoi se lideri i FETO-s Fetullah Gylen, i cili organizoi përpjekjen vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Turqi, ende jeton në SHBA ka korruptuar dhe mashtruar shumë muslimanë duke e paraqitur veten si “musliman i moderuar”.

“Udhëheqësi i Organizatës Terroriste Fetullah nuk është klerik, ai është një terrorist gjakatarë”, tha Yıldırım.

“Qëllimi kryesor i FETO-s ishte të depërtonte në shtetin turk dhe të merrte nën kontrollin e tij”, shtoi ai.

“Ata vranë muslimanë për të arritur qëllimin e tyre”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjes së dështuar të grusht shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar ku ranë dëshmorë 250 persona dhe 2.200 të tjerë u plagosën.

Ai paralajmëroi muslimanët e SHBA-së që të largohen nga shkollat dhe qendrat kulturore të lidhura me rrjetin terrorist të FETO-s.

“Mos i afroni përkrahësit e FETO-s në mesin tuaj dhe mos u lejoni atyre t’iu mashtrojnë”, shtoi ai.

“Ata duhet të paguajnë çmimin”

Yıldırım tha se që nga përpjekja e grusht shtetit, qeveria turke ka vazhduar “të deshifrojë strukturat sekrete të kësaj organizate të përgjakshme terroriste brenda kornizës ligjore”.

“Ata do të paguajnë çmimin për secilin akt të ligë që kanë bërë në Turqi”, theksoi ai.

Grupi terrorist FETO ka humbur ndikimin në Turqi por ende vazhdon të kryejë një fushatë të errët kundër Turqisë në shkallë ndërkombëtare, tha Yıldırım.

“Qytetarët në vendin tonë i dinë mirë lojërat e keqinformimit që bëjnë terroristët e FETO-s. Unë gjithashtu e di se qytetarët tanë që jetojnë jashtë nuk janë mashtruar nga këto lojëra”, shtoi ai.

Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e Fetullah Gylenit nga SHBA-ja që nga përpjekja e dështuar e grusht shtetit të vitit të kaluar.

Gylen është akuzuar në disa raste lidhur me organizimin e grusht shtetit të dështuar në Turqi.

Yıldırım pritet të diskutojë çështjen e ekstradimit me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence të enjten në Shtëpinë e Bardhë dhe të bëjë presion për veprime më të shpejta rreth kësaj çështjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit