2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bamirësi kulmore ndaj babait

Më të lexuarat

HALIFI ABASID EL-ME’MUN rrëfen:

“Nuk kam parë dikë më bamirës ndaj babait sesa që ishte el-Fadl ibn Jahja ndaj babait të tij. I ati i tij merrte gjithnjë abdest me ujë të ngrohtë. Ndodhi ashtu që u burgosën të dytë në një natë të ftohtë. Pasi e zuri gjumi babain, i biri i tij, el-Fadli e mori enën ujit, e afroi pranë fenerit dhe vazhdoi të qëndrojë në këmbë derisa agoi dita. Kur u zgjua babai tij, i biri mori enën dhe i ofroi ujë të ngrohtë për të marrë abdest. Natën tjetër, rojtari i burgut e fshehu fenerin. Çfarë bëri el-Fadli? E mori enën, e futi nën rrobat e tij duke e vendosur mbi barkun e tij për ta nxehur sadopak ujin me ngrohtësinë e barkut, duke duruar njëkohësisht ftohtësinë e ujit dhe motit”.

/MËSIME FRYMËZUESE-III/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit