4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Babai im i ka humbur gati gjysmën e aftësisë së dëgjimit dhe shikimit

Më të lexuarat

Abdullah el-Auda, djali i dijetarit saudian Selman el-Aude, të enjten në Twitter shpalli se mjeku i burgut e ka njoftuar se babai i tij në burg e ‘ka humbur gati se gjysmën e aftësisë së dëgjimit dhe shikimit.’

Ai gjithashtu shkroi: “Duaja për bashkimin e zemrave dhe mirëqenien e njerëzve, këtij njeriu i kushtoi lirinë dhe e bëri viktimë të padrejtësisë, torturave, presioneve dhe mohimit të trajtimit mjekësor, ndërsa ai ka qenë në burg të izoluar që kur u arrestua (para më se tre viteve)”.

Në shtator të vitit 2017, autoritetet saudiane e burgosën shejh Selmanin vetëm disa orë pasi në Twitter-in e tij kishte shkruar rreth lajmit për pajtimin e mundshëm pas krizës diplomatike me Arabisë Saudite dhe Katarit.

Ai shkroi: “Zoti ynë, Ty të takon lavdi. Ti je ashtu siç ke përshkruar Veten. O Allah, bashkoi zemrat e tyre në atë që është hajr dhe e dobishme për popujt e tyre.”

Nga shejh Selmani dhe individëve të tjerë me famë, autoritetet kanë kërkuar që t’i shpallë përkrahje qeverisë saudite gjatë krizës me Katarin, gjë që Selman el-Aude refuzoi.

Shejh el-Aude ishte nën presion të madh për shkak të afërsisë me imamin Jusuf el-Kardavin dhe Unionin botëror të dijetarëve islamik, ku kryente detyrën ndihmës i sekretarit gjeneral.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit