7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Largoje pikëllimin me sexhde

Më të lexuarat

Shejh Albani ka thënë: Dije se, sa i përket çështjeve të kësaj bote, të pavarur do të bëjnë: Kurani, një shtëpi modeste, pak pasuri, një gotë ujë, një copë bukë dhe ca rroba të pastra.

Tërheqja dhe vetmia është sfera e të menduarit dhe ideve, ndërsa shërimi i vërtetë gjendet në ‘barnatoren’ e dhikrit.

Nëse gdhihesh i bindur ndaj Zotit tënd, i pasur me zemrën tënde, i sigurt për jetën tënde, i kënaqur me furnizimin që të ka dhënë Allahu, ti e ke arritur lumturinë, zotërillëkun dhe fuqinë.

Dije se kjo botë është mashtrim dhe nuk vlen për asnjë orë brengosje, andaj bëje atë mjet bindjeje dhe afrimi ndaj Allahut.

– A do të vajtosh për botën kalimtare, a i ke harruar frytet e xhenetit, që do të jenë afër sa t’i kap me dorë?!
– A do të ndjesh ankth në shpirtin tënd, kur Zoti yt është Allahu, a do të qash, kur Allahu është i mjaftueshëm për ty?!

Dije se hidhërimi largohet vetëm me një sexhde, ndërsa lumturia vjen me lutje.

Shëndeti nëse zgjat, vlera e tij harrohet, ndërsa kur humbet, atëherë njeriu e kupton se çka ka humbur. Prandaj, vazhdimisht falënderoje Allahun për begatitë.

Dije se qëndrimi ulur pas dhënies selam, pas faljes së namazit farz, është momenti më i lavdishëm i zbritjes së mëshirës së Allahut, prandaj mos nxito të ngrihesh dhe të largohesh nga vendi ku je falur.

Bën istigfar, lavdëroje Allahun, lexoje Ajetul-kursinë dhe mos harro se ti në atë moment je musafir i Allahut të Mëshirshëm.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur të përfundosh, (vetëm) te Zoti yt syno (drejtohu)!” (el-Inshirah, 8)

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit