1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Avokati gjerman: “Erdogan është baraspeshim për botën islame”

Më të lexuarat

Avokati gjerman Yahya Martin Heising, duke theksuar se nuk mjaftojnë fjalët për ta përshkruar sakrificën e qytetarëve turq natën e tentativës për grusht shteti, tha se “Më kanë prekur shumë qëndrimi i njerëzve të pambrojtur përballë tankeve dhe ecja e tyre drejt plumbave. Kjo është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që kam përjetuar në jetë deri më tani. Nuk do ta harroj këtë derisa të jem gjallë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati gjerman Yahya Martin Heising, për Anadolu Agency (AA) foli në lidhje me tentativën për grusht shteti nga kulti i dhunshëm terrorist FETO, heroizmin e popullit turk dhe rëndësinë e Turqisë në botën islame, si dhe kritikoi qëndrimin e vendeve perëndimore kundrejt Turqisë.

Duke theksuar se kishte qenë në Stamboll me të shoqen gjatë kohës së tentativës për puç, Heising u shpreh se “Derisa po ndodhte tentativa, unë isha në xhaminë Ramazan Efendi në Kocamustafapasha. Më mori e shoqja në telefon dhe menjëherë shkova në shtëpi. Pas thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dolëm në rrugë së bashku me vjehrrin dhe djalin tim. Ishte një tentativë për grusht shteti e planifikuar për ta rrënuar qeverinë e Erdoğanit. E ndjeva veten të detyruar të dal jashtë dhe ta kundërshtoj atë. Kur arritëm në Bashkinë Fatih, mësuam se ushtria kishte qëlluar 17 persona.”

– “Erdoğan, baraspeshim për botën islame”

Yahya Heising nënvizoi se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është lider dhe personalitet i rëndësishëm për botën islame. “Erdoğan është baraspeshim për botën islame dhe mbështetës shpirtëror i botës islame. Presidenti Erdoğan është lider që do ta fitonte 90 përqindëshin e votave sikur e gjithë bota islame të mbanin zgjedhje si një vend i vetëm. Turqia e do shumë Erdoğanin. Fatkeqësisht, në Turqi kishte shumë gjëra negative para se të vinte ai në pushtet. Megjithatë, kur ai erdhi, si në çdo sferë tjetër, u shënua përparim edhe në demokraci dhe të drejtat e njeriut. Politikat e tij po shqetësojnë vendet perëndimore”, tha ai.

Më tej, duke shtuar se Recep Tayyip Erdoğan dëshiron ta mbajë të bashkuar botën islame, Heising tha se sikur tentativa për grusht shteti të kishte sukses, atëherë kjo do të ishte një hap prapa për tërë botën islame dhe bota islame do t’i nënshtrohej një prishjeje të baraspeshës. “Megjithatë, falë Zotit puçistët nuk patën sukses”, shtoi ai.

– “Kritika për vendet perëndimore”

Duke tërhequr vëmendjen se e gjithë bota islame i ka kthyer sytë kah Turqia dhe Erdoğani, Heising i kritikoi qëndrimet e vendeve perëndimore kundrejt Turqisë.

Heising është i mendimit se politikanët gjermanë në të vërtetë nuk mërziten shumë për të drejtat e njeriut në botë. “Kjo politikë është tërësisht politikë interesi. Shikojini marrëdhëniet ekonomike që Gjermania i ka zhvilluar me Kinën dhe SHBA-të. Askush aty nuk i përmend të drejtat e njeriut. Bëhet fjalë për politikë interesi. Presidenti i SHBA-ve Obama ka fituar çmimin Nobel, megjithatë, është bërë shkaktar i shumë vrasjeve përmes dronëve. Guantanamo nuk u mbyll. Nuk shohim asnjë kritikë ndaj këtyre. Kjo është dyfytyrësi”, u shpreh Heising.

Duke theksuar se Turqia fajësohet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe se kjo gjë nuk është aspak objektive, Heising tha se “Kjo nuk merret parasysh aspak: në Turqi ka pesëfish më shumë refugjatë sesa në Gjermani. Refugjatët në Turqi jetojnë në paqe. Ndërkaq, në Gjermani, që nga fillimi i këtij viti e deri më tani ka pasur më shumë se 600 sulme ndaj refugjatëve. Ata u fyen. Vendbanimet e tyre sulmohen. Kur e bëj këtë krahasim, shoh që pohimet kundër Turqisë janë të padrejta. Në Turqi nuk digjet asnjë vendbanim i refugjatëve.”

Yahya Heising më tej tregoi se media gjermane përmes publikimeve të anshme po përpiqet të nxit urrejtje ndaj turqve që jetojnë në Gjermani, duke vlerësuar se “Media gjermane po priret kah polarizimi i komuniteteve që jetojnë këtu. Kjo nuk është gjë e mirë.”/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit