Disa ditë pasi xhirimet e një martese të dyshuar si homoseksualë, mbajtur në Arabinë Saudite dhe që u bënë virale në mediat sociale, Policia e Mekës njoftoi arrestimin e të gjithë atyre që ishin të përfshirë në të.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, zëdhënësi zyrtar i policisë së Mekës tha se të premten vonë, një njeri që po merrte pjesë në një aktivitet në një vendpushim në qytet, raportoi tek autoritetet mbi atë çka pa.
“Njeriu tha se njerëzit që morën pjesë në këtë ngjarje ishin të befasuar kur disa të rinj hynë në vend dhe u përpoqën të kryenin një ‘skenë martese homoseksuale’. Policisë iu tha që një nga burrat kishte të veshura rroba femrash”, thuhej në deklaratë.
“Pasi u identifikua ky person dhe personat e tjerë të përfshirë në incident, të gjithë u arrestuan dhe rasti i tyre tani do t’i referohet prokurorisë”, shton deklarata.
Javën e kaluar, videot që kishin kapur martesën e dyshuar homoseksuale shkaktuan polemika në mediat sociale.
Në pamjet, dy burra mund të shihen duke ecur nëpër një shteg në natyrë, ndërsa në sfond luhet muzikë. Njëri prej tyre shihet duke mbajtur vello nuseje.
Menjëherë pasi autoritetet lëshuan deklaratën e tyre zyrtare për këtë çështje, lajmet filluan të bëjnë xhiron në internet dhe shumë prej tyre tani po reagojnë me irritim ndaj asaj çfarë ka ndodhur.
Njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje pritet të përballen me pasoja ligjore, pasi ngjashëm me shumicën e shteteve në të gjithë botën arabe, homoseksualizmi është i paligjshëm në Arabinë Saudite.
Vendi imponon rregulla strikte dhe politika zero tolerancë kur është fjala për komunitetin LGBT.
Kushdo që thyen këto rregulla mund të përballet me gjoba, dëbime, dënime me burg dhe në disa raste edhe dënime me vdekje. /tesheshi.com/