7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Qyteti francez ndalon ushqimet pa mish derri nëpër shkolla: akti konsiderohet anti-musliman dhe anti-hebre

Më të lexuarat

Autoritetet lokale të së djathtës në jug të Francës, të hënën hoqën ushqimet pa mish derri nëpër shkolla, një veprim ky i quajtur “anti-musliman” ose “anti-hebraik” nga ministri i barazisë seksuale.

Julien Sanchez, kryebashkiaku i Frontit Kombëtar të Beaucaire, një qytet në jug të Avignon-it, shfuqizoi skemën e sjellë nga paraardhësi i tij, në ditën e parë të mandatit të ri shkollor.

Hapi do të ketë ndikim në rreth 150 nxënës, kryesisht muslimanë, të cilët marrin “ushqim zëvendësues”, nga gjithsej 600 nxënës lokalë në total.

Marlene Schiappa, ministri i barazisë seksuale tha për BFM TV se vendimi ishte “një shembull tipik i shfrytëzimit të sekularizmit si një armë politike anti-muslimane, ose anti-hebreje”.

Udhëheqësi i opozitës në Beaucaire, Laure Cordelet, e quajti atë “një sulm ndaj të drejtave të fëmijëve”, i cili “stigmatizon komunitetin e Magrebit (afrikano-verior) dhe nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë në emër të laicizmit”.

Polemika vjen pas një rasti të ngjashëm në vitin 2015, kur kryebashkiaku republikan Chalon-sur-Saône (në jug të Dijon-it) Gilles Platret, hoqi zëvendësimin e mishit të derrit nga menuja në restorantet e shkollës.

Gjykata administrative e Dijon-it e bllokoi vendimin në gusht 2017, duke thënë se ajo ishte kundër “interesave të fëmijëve”.

Kryetari i bashkisë ka apeluar kundër këtij vendimi në gjykatën administrative të apelit të Lionit.

Prindërit e studentëve që kundërshtojnë vendimin në Beaucaire do të mblidhen përpara sallës së bashkisë për një protestë të hënën më 15 janar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit