9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Asani: “Kërkoj falje nga ata që u ndjenë të ofenduar” (Foto)

Më të lexuarat

Disfata e skuadrës së Shkëndijës nga Vardari si duket ka bërë që tetovarët të jenë një hap larg titullit, duke marrë parasysh se Vardari tani përsëri është në pesë pikë diferencë. Por e gjithë kjo ka mbetur nën hije, pasi ofendime të mëdha kanë shkuar në adresë të golashënuesit të vetëm në këtë derbi ndeshje dhe ndoshta vendimtarja për titull, Jasir Asani, i cili është shqiptari i vetëm te Vardari. Festa e Asanit pasi shënoi goli ka revoltuar shumë shqiptarët, por kishte edhe të tillë që i kanë dhënë mbështetje talentit të ri shqiptar dhe anëtarit të kombëtares U21 të Shqipërisë. Mes tjerash Asani ka dalë edhe me një deklaratë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka thënë se fesat nuk ishte për të nënçmuar ekipin e Shkëndijës, por për disa individ të cilët nuk ia duan të mirën.

Jasir Asani (11) duke festuar pas shënimit të golit

“Festa ime gjatë shënimit të golit bëri një bujë të madhe nëpër rrjetet sociale duke më ofenduar në mënyra dhe fjalë të ndryshme. Personalisht dhe publikisht kërkoj falje nëse dikush është ofenduar dhe më ka keqkuptuar, se festa nuk ishte drejtuar për të nënçmuar ekipin e Shkëndijës, por ka disa persona të cilët nuk ma duan të mirën si futbollist, ndërsa atyre që më ofendojnë, ua rikujtoje se mbroj ngjyrat e Kombëtares shqiptare dhe mbi të gjitha si sportist duhet të jap maksimumin”.

Jasir Asani u treguar futbollisti vendimtar i Vardarit edhe në ndeshjen ndaj Bregallnicës të mërkurën e kaluar, kur shënoi për ti dhënë epërsi skuadrës së tij, e që doli të jetë pikërisht shqiptari që e ka afruar kampionin aktual deri te titulli i dhjetë. /Portalb.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit