2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arsimi është një çështje e sigurisë

Më të lexuarat

Nga: Toni Bler

Arsimi është një çështje e sigurisë

Në nëntor u shpreha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për herë të parë pas 13 vitesh. Kjo ngjarje më shkaktoi një goditje ne lidhje me ndryshimin aktual të humorit. Në shtator të vitit 2000, bota dukej shumë e ndryshme. Ne po përpiqeshim që të artikulonim rendin e ri të sigurisë,  një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit. Sigurisht që këto ishin sfida. Por atmosfera ishte e ndriçuar, dhe madje aq pozitive sa edhe diskutimet tona në lidhje me çrrënjosjen e varfërisë në vendet në zhvillim.
 Kësaj here, humori ishte i muzgët dhe ditët e para të vitit 2014 e kanë bërë edhe më të errët. Mjafton ti hedhësh një sy përmbledhjeve të lajmeve dhe mund të gjesh histori të terrorizmit dhe dhunës të kryera si shkak i një këndvështrimi të rremë të fesë. Disa prej tyre janë ndërmarrë nga aktorë jo-shtetërore, dhe disa nga ato nga aktorë shtetërorë; por të gjitha ato janë kryer në kontekstin e ndasive dhe konfliktit të përkufizuar nga dallimet e besimeve fetare.
Kjo është një betejë e re e shekullit të XXI. Ne nuk do të mund ta fitojmë atë për sa kohë që nuk luftojmë shkaqet e tyre ashtu si edhe pasojat e tyre të tmerrshme.
Sot në një hark që shtrihet nga Lindja e Largët në Lindjen e Mesme, duke vijuar nëpër rrugët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, ne përballemi me një kamxhik që ka marrë jetë të pafajshme, ka llahtarisur bashkësitë dhe që ka destabilizuar vendet. Ky është një kërcënim që evoluon dhe rritet vazhdimisht dhe që po ndryshon formë për të kundërshtuar luftën tonë kundër tij.
Ekstremistët që propagandojnë këtë dhunë kanë rrjete informimit tek të rinjtë dhe e njohin fuqinë e arsimimit, qoftë ai formal dhe jo formal. Ekstremistët po mbushin mendjet e të rinjve me besimin se çdokush që nuk pajtohet me mendimin e tyre është një armik- dhe jo vetëm armiku i tyre porse edhe i Zotit.
Kuptohet që shpesh debati i sigurisë është përqendruar tek pasojat. Pas një sulmi, shtetet marrin parasysh masat e menjëhershme të sigurisë. Ndërkohë terroristët nxirren nga strofullat. Më pas ne u rikthehemi jetëve tona të përditshme, gjersa radhës tjetër ajo ndodh sërish.
Por ndryshimi i qëndrueshëm varet nga marrja me rrënjët shkaktare të terrorizmit. Sigurisht që politika luan pjesën e vet. Nga ana tjetër terroristët janë të aftë që të kapërcejnë pas pakënaqësive politike. Porse trualli në të cilën ato mbjellin farat e urrejtjes është i plehëruar me injorancë.
Kjo është arsyeja se përse ne duhet të fillojmë që të mendojmë për arsimin si një çështje e sigurisë.
Ekstremistët i justifikojnë vrasjet në emër të Zotit. Kjo është një shtrembërim i turpshëm i besimit të duhur fetar. Dhe kjo është një kërcënim për të dyja, si për dëmin që ajo bën në mënyrë të drejtpërdrejtë ashtu si edhe për ndarjen e dëmshme e sektarizmin që ushqen në mënyrë të tërthortë. Çdo vrasje është një tragjedi njerëzore. Ajo shkakton një reaksion zinxhir të hidhërimit dhe urrejtjes. Ekziston një frikë reale ne bashkësitë e pllakosura nga një ekstremizëm dhe frikë e tillë që paralizon jetën normale si dhe që shtyn njerëzit larg njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër, globalizimi po e intensifikon dhe po e shumëfishon këtë ekstremizëm. I pa kufizuar nga kufij, ai mund të lind kudo. Ne jemi të lidhur më shumë se në një pikë në historinë njerëzore, dhe akoma më shumë njerëz afrohen në kontakte me ata që janë të ndryshëm. Pra nevoja për të respektuar një fqinj që nuk është si ju është edhe më e madhe, porse nga ana tjetër edhe qëllimi për ta identifikuar atë si një armik është gjithashtu më i madh.
Por kjo nuk ka lidhje vetëm me ekstremizmin islamik, pasi ka akte ekstremiste të kryera kundra myslimanëve për shkak të besimit të tyre nga të krishterë, hinduist, hebrenj dhe budistë, që e shpërfytyrojnë natyrën e vërtetë të besimit të tyre.
Pra kjo është arsyeja se përse arsimi i shekullit të XXI përbën një çështje të sigurisë për të gjithë ne. Sfida mbetet që tu tregojmë të rinjve që janë të cenueshëm nga apelimet e terroristëve se gjendet një shteg më I mirë që i bën të dëgjohen zërat e tyre ashtu sikurse ekziston edhe një mënyrë më kuptimplotë që i bashkon ato me botën.
Lajmi i mirë është se ne e dimë se si ta bëjmë këtë. Unë përdor edhe Fondacionin tim të Besimit vetëm si shembull. Programet tona arsimore nxisin dialogjet ndër kulturore mes studentëve të moshave nga 12-17 vjeç anembanë botës.  Duke bashkuar student në më shumë se 20 vende, programi ynë i lidh studentët nëpërmjet një faqeje internet të sigurt, në të cilën ato mund të ndërveprojnë nga klasat e tyre nën udhëheqjen e mësuesve të trajnuar.
Nëpërmjet lehtësirave të video konferencave studentët diskutojnë çështjet botërore nga një shumëllojshmëri këndvështrimesh të besimeve dhe feve. Në këtë mënyrë ata fitojnë cilësitë e dialogut të nevojshme për të ndaluar konfliktin duke hedhur përdhe steriotipet fetare dhe kulturore. Për shkollat nëpër zonat e varfra, ne zbatojmë ujdi të veçanta, për shkak se ato nuk mund të kenë hyrje vetjake në rrjetin e internetit.
Për të qenë të qartë, ne jemi vetëm një pikë uji në oqean. Porse ne tashmë kemi përvojë për më shumë se qindra shkolla; mbi 50 000 studentëve u janë dhënë leksione dhe ne po punojmë në një larmishmëri vendesh si Pakistani, India, SHBA, Egjipti, Kanadaja, Italia, Filipinet dhe Indonezia. Kam pasur privilegjin që tu provoj këtyre studentëve që të bëhen më të lëshuar me kulturat, besimet dhe qëndrimet që frymëzojnë kaq shumë njerëz anembanë botës.
Gjenden shumë shembuj të tjerë fantastikë të këtij lloji të punës. Porse ato kanë mungesë të burimeve, rëndësisë dhe njohjeve për të cilat ato kanë nevojë.
Ne duhet të mobilizohemi për të mundur ekstremizmin dhe ne duhet të veprojmë globalisht. Të gjithë qeveritë duhet ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të edukuar të rinjtë që të pranojnë dhe respektojnë njerëzit e besimeve dhe kulturave të ndryshme.
Nuk ka asnjë çështje më të ngutshme. Ekziston një rrezik I vërtetë, e në një formë po aq shkatërrimtare, që konflikti fetar të zëvendësojë luftërat me baza ideologjikë të shekullit të kaluar.
Varet nga të gjithë ne që tu tregojmë njerëzve që ne kemi një ide më të mirë se ajo e ekstremistëve – që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të jetojmë me njëri-tjetrin. Por kjo ka nevojë që të jetë një pjesë thelbësore e arsimimit të rinjve.
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit