2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Arnauti nga Siria që sheh të ardhmen kah Shqipëria

Më të lexuarat

Kardiologu shqiptaro-sirian i QSUT-së me grua nga Shijaku

Gjysmësirian dhe gjysmëshqiptar. Prej më shumë se 20 vitesh Jaman Arnaout ndodhet në Shqipëri, shkruan Euronews.

“Unë jam lindur dhe rritur në Siri, shtetas sirian me origjinë shqiptare. Nga koha, Muhamet Ali Pasha, stërgjyshi ka lëvizur nga Shqipëria në Egjipt dhe nga Egjipti në Siri. Familja ka prejardhjen nga Shqipëria, origjina jonë daton 150 vjet përpara dhe ne si familje kemi mbiemër arnaut, që kuptohet që jemi me origjinë shqiptare”, thotë Jamen Arnaout, mjek kardiolog.

Jaman e ushtron profesionin e mjekut pranë QSUT-së, pasi ka vendosur të ndjekë rrugën e babit të tij.

“Mjekësia për mua është pasion dhe trashëgimi nga babai. Babi im ka mbaruar shkollën këtu për mjekësi”, tregon Arnaout.

Për më tepër, të largohet nga Shqipëria nuk është në planet e tij, as për të punuar jashtë, pasi thotë se midis problemeve që ka ky profesion, dëshira për të qenë në atdhe triumfon.

“Në Shqipëri ka shumë potencial, por prapë e vuajnë pjesën e mungesës së stafit të përgatitur mirë. Më shumë mungesat ndihen nëpër rrethe sesa në Tiranë. Spitalet nuk kanë infrastrukturën e duhur. Shpresoj të rri dhe të vazhdoj të jap më të mirën e mundshme”, shprehet mjeku sirian me origjinë shqiptare.

Në aspek të jetës private, Jamen është i martuar me një grua nga Shijaku dhe ka dy fëmijë. Ai shpreson që një ditë të ketë mundësi t’u tregojë fëmijëve të tij gjysmën tjetër të origjinës.

“Qejfi është të marr fëmijët të shohin vendlindjen time, se ata janë edhe sirianë dhe më pyesim kur do ikim, por derisa është ky regjim(Assadi) nuk kam ndërmend të kthehem”, thotë Arnaout.

Për të, nga Siria kanë mbetur vetëm kujtimet. E ardhmja është Shqipëria, përfundon profilin e këtij mjeku Euronews Albania. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit