0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Argumentim i fortë që rrënon prokurorinë dhe BIK-un lidhur me aktakuzën ndaj Dr. Shefqet Krasniqi

Më të lexuarat

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (me të cilën kërkohet sqarim shtesë në lidhje me interpretimin e BIK) e protokolluar në BIK me nr. 898/16 e datës 20.07.2016, njëra prej ligjeratave të hoxhë Shefqet Krasniqi për të cilat është kërkuar interpretim është edhe ligjerata “Revulucioni Sirian” (ligjeratën mund t’a gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=0xcu–Yt8-g).

Sipas përgjigjes së lartëcekur të BIK me nr. 843/16 e datës 18.07.2016 kjo ligjeratë “nuk është në frymën e interpretimeve parimore islame, interpretimi i ajeteve kuranore është bërë jashtë kontekstit kohorë, andaj mënyra e predikimit dhe gjuha e përdorur në këto ligjerata konsiderojmë se nuk janë në frymën e duhur të predikimit tonë tradicional ngase është përdorur një gjuhë e vrazhdë e cila nuk përkon me etikën e komunikimit me masën.”
Pasi që ligjerata tjetër për të cilën po hetohet – e tash akuzohet hoxha e titulluara “Ndihmoni Sirinë” nuk gjindet për momentin në internet, le të i qasemi ligjeratës së lartëcekur, e cila sipas interpretimit të BIK nuk është në frymën e interpretimeve parimore Islame dhe për të cilën ndiqet penalisht hoxha.
Së pari, asesi nuk guxojmë të shmangim faktin që koha kur është mbajtur kjo ligjeratë është shume e largët, daton nga 23.03.2012, që do të thotë se kjo ishte kohë gjatë të cilës madje edhe vetë BIK përmes një qarkoreje kishte kërkuar nga imamët e xhamive që në hudbet e tyre të flasin për gjendjen në Siri dhe të apelohej për ndihmë për ata. Kjo qarkore daton nga Korriku i 2012-tës, që do të thotë se madje edhe pas kësaj ligjerate, BIK kishte vazhuar të kërkonte ndihmë për Sirinë, kurse tani jep “fetwa” me të cilën dënon ligjeratat të cilat vet i kishte “sponzorizuar”. Këtë mund ta gjeni te artikulli me titull “Thirrja inkriminuese e Bashkësisë Islame për kosovarët që të shkojnë në Siri” (http://www.gazetaexpress.com/lajme/thirrja-inkriminuese-e-bashkesise-islame-per-kosovaret-qe-te-shkojne-ne-siri-36176/?archive=1).
Së dyti, jo vetëm që BIK kishte kërkuar që të ndihmohej Siria, mirëpo edhe vet ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, më 26.04.2012 ishte takuar me përfaqësues të opozitës siriane, nga të cilët kishte marrur premtimin se në rast triumfimi të tyre në luftën me pushtetin, do të njihet pavarsia e Kosovës nga Siria. Artikullin mund ta gjeni në web faqen e ministrisë (http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1216). Edhe ky takim, ishte më i vonshëm sesa ligjerata e hoxhës, që do të thotë se çka nuk ishte terrorizëm në kohën e këtij takimi, nuk mund të ishte as në kohën e mbajtjes së ligjeratës. Mund të themi se hoxha është penalisht përgjegjës për veprën penale për të cilën ngarkohet sipas pikës së parë të aktakuzës po aq sa është përgjegjës edhe vetë kryesia e BIK apo ministri i punëve të jashtme.
Së treti, as vetë nga përmbajtja e ligjeratës nuk del se hoxha thërret që të shkohet të ndihmohet Siria me trup dhe armë. Për më shumë hoxha në pjesën e ligjeratës flet për vlerën e sigurisë dhe lirisë dhe flet për përngjasimin e pushtetit gjakpirës Sirian me disa prej kriminelëve më të mëdhenjë të historisë ku ndër ta përmend edhe Titon dhe Enverin; ku tërheq paralele mes tyre dhe Firaonit për të cilin sjell ajet kuranor. I vrazhdë ishte hoxha këtu? Për më shumë gjatë ligjeratës hoxha bën thirrje që ne të e ndihmojmë popullin Sirian me lutje sepse kjo është e tëra që ne mund të bëjmë (minuta 26:05). Në fakt, mund të konstatojmë se po aq, ose edhe më shumë “ekstremist” në ndihmën ndaj opozitën Siriane ishte ministri i punëve të jashtme sesa hoxha kur kishte thënë: “Qeveria e Republikës së Kosovës edhe më shumë do ta mbështes opozitën në Siri. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen në Siri për shkeljen masive të të drejtave të njeriut dhe po ashtu jemi të interesuar që në të ardhmen në një mënyrë të mbështesim edhe financiarisht opozitën në Siri dhe jemi të interesuar që çdo kërkesë që ka opozita siriane, brenda mundësive tona, realisht t’i mbështesim aspirata e tyre edhe agjendën e tyre që Siria të jetë vend demokratik”.
Së katërti, edhe sikur, hipotetikisht, hoxha në atë kohë të kishte bërë thirrje për ndihmë që të ndihmoheshin Sirianët me trup, tani nuk do të mund të konsiderohej se ka kryer vepër penale, sepse një ndër elementet e veprës penale është edhe përcaktueshmëria me ligj e veprës sipas parimit nullum crimen sine lege, e ne mirë e dimë se ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit ka hyrë në fuqi në Prill të 2015-ës dhe ligji në të drejtën penale nuk ka fuqi retroaktive. Madje për më shumë, organizata terroriste ISIS në atë kohë as nuk ekzistonte fare.
Për fund, nivelin e profesionalizmit të prokurorisë “speciale” në vendin tonë mund të e konstatojmë nga paragrafi i 3-të i kërkesës së 2-të të tyre drejtuar BIK-ut ku thuhet: “Me rastin e dhënies së sqarimit shtesë ju lutem na jepni detaje dhe sqarime të cilat kanë mbështetje në dispozitat – Ajetet Kuranore, si dhe me Kushtetutën e BIK-ut DHE normat e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.” Sa i përketë sqarimit në lidhje me ajetet dhe Kushtetutën e BIK, edhe sikur (një sikur e madhe) ligjerata e hoxhës të ishte në kundërshtim me ajetet dhe Kushtetutën (dhe si ka mundësi të bie në kundërshti me Kushtetutën e BIK kur vet BIK ishte sponzorizues i asaj ligjerate përmes qarkores së saj?!) prap kjo nuk do të duhej të mirrej si provë nga prokuroria për të i’a paraqitur gjykatës për arsye se 1. edhe nëse kemi të bëjmë me interpretim ekstrem, ai mbetet jo i dhunshëm dhe si i tillë nuk paraqet vepër penale dhe 2. gjykata nuk është autoritet i cili vlerëson argumentet sheriatke, apo thënë më mirë, nuk është gjyqtar i mos pajtimeve mes dijetarve islam. Po të ishte kështu do të binte ndesh me parimin kushtetutes me të cilin parashihet laiciteti i organeve shtetërore karshi fesë. Sa i përket pjesës “DHE normat e tjera të aplikueshme”, kjo tregon ose për mosdije të thellë në lidhje me sistemin e drejtësisë në Kosovë – sepse dy të parat (ajetet dhe Kushtetuta e BIK) nuk jane norma juridike të sanksionuara nga shtetit ose për gabim logjik në lidhjen e fjalve dhe kjo tregon nivelin e ulët të profesionalizmit edhe në institucione “speciale”.
L.P.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit