0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

ARDHJA E MEHDIUT DHE RENDI I DREJTË SHOQËROR

Më të lexuarat

Hadithet që flasin për ardhjen e Mehdiut janë mutevatir, të cilat tregojnë për ardhjen e njeriut i cili do të bëjë përmirësime të mëdha në radhët e myslimanëve, njeri i cili do të gjykojë me Kuran dhe Sunnet, njeri i cili do ta mbushë tokën me drejtësi dhe bereqet, ashtu siç ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe zullum. Atij do t’i besatohen duke u detyruar. Ai do të gjykojë shtatë ose tetë vite. Në kohën e tij do të shtohet pasuria, kurse ai do ta shpërndajë pa e numëruar.

Do t’i përmendim disa hadithe që flasin në këtë drejtim!

“Do të del Mehdiu në kohën e fundit, All-llahu do t’ia jep shiun, kurse toka do të nxjerrë bereqetet, do të shtohet pasuria, do të shtohen bagëtitë, do të zmadhohet ummeti dhe ai do të jetojë shtatë ose tetë vite.” (Hakimi; hadithi është sahih).

“Nuk përfundon kjo botë, derisa atë nuk e posedon një njeri nga familja ime, i cili e ka emrin sikur timin.” (Ebu Davud; Tirmidhiu dhe Ahmedi; hadithi është sahih).

“Do të jetë një halife prej halifeve tuaj të drejtë në kohën e fundit, i cili do ta shpërndajë pasurinë pa e numëruar.” (Muslimi).

Marr nga libri ” Kudsi mes dy premtimeve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit