9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Musk: Starlink do të ofrojë lidhje për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza

Më të lexuarat

Manjati amerikan Elon Musk njoftoi se sistemi i internetit satelitor Starlink që ai zotëron do të ofrojë shërbimin e lidhjes për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza

Manjati amerikan Elon Musk njoftoi se sistemi i internetit satelitor Starlink që ai zotëron do të ofrojë shërbimin e lidhjes për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale X, Elon Musk informoi se kompania e sistemit të internetit satelitor Starlink që ai zotëron do të ofrojë shërbimin e lidhjes për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Rripin e Gazës.

Pasi Izraeli ndërpreu plotësisht shërbimin e komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit në Rripin e Gazës nën bllokadë, qindra përdorues në platformën e medias sociale X kërkuan ofrimin e sistemit satelitor Starlink për koordinimin e ndihmave humanitare.

Drejtorja ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Cindy McCain në një postim nga platforma e medias sociale X tha: “Me ndërprerjen e komunikimeve në Gaza, ndihma jonë ushqimore ka arritur në pikën e ndalimit. Nuk mund të kontaktojmë me punonjësit tanë, partnerët apo njerëzit që na besojnë. Ne kemi nevojë urgjente për qasje të qëndrueshme dhe mundësi për të kryer operacionet për ndihmën humanitare. Çdo minutë që kalon është e rëndësishme”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit