3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arabia Saudite premton 100 milionë euro për të luftuar ekstremizmin në Afrikë

Më të lexuarat

Arabia Saudite njoftoi për mbështetje në shumën prej 100 milionë euro për fillimin e një forme të re të përbashkët për të luftuar terrorizmin në vendet e Sahelit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir, e bëri këtë njoftim në takimin e G5 në Paris të mërkurën.

Jubeir tha se mbështetja është pjesë e rolit aktiv të Mbretërisë së Arabisë Saudite në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në takim morën pjesë delegacione nga vendet e G5, Burkina Faso, Mali, Mauritania, Niger, Çadi, së bashku me 20 liderë të tjerë nga Evropa dhe Afrika, si dhe Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Takimi u mbajt me inisiativën e presidentit francez Emmanuel Macaron, me qëllim forcimin e mobilizimit ndërkombëtar për të formuar një forcë të përbashkët kundër-terroriste në rajonin Sahel, i cili infiltron elemente ekstremistë dhe vuan nga sulme të vazhdueshme nga organizatat terroriste./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit