24.2 C
Pristina
Thursday, June 27, 2024

Arabia Saudite marrëveshje me Rusinë për blerjen e sistemit ajror S-400

Më të lexuarat

Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim, do të blihen raketahedhës TOS-1A, raketahedhës Kornet-EM, pushkë mësymëse AK-103 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400

RIAD (AA) – Arabia Saudite ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, në mënyrë që të blejë nga Rusia dhe të prodhojë sisteme ushtarake me teknologji të avancuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim në mënyrë që të blejë prodhime të industrisë së mbrojtjes nga kompania e njohur ruse Rosoboronexport, të zhvillojnë prodhim të përbashkët dhe të ofrohet trajnim, njoftoi agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite SPA, duke cituar kompaninë e Industrisë Ushtarake saudite.

Sipas SPA-së, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim, do të blihen raketahedhës TOS-1A, raketahedhës Kornet-EM, pushkë mësymëse AK-103 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400.

Siç thuhet, me marrëveshjen e arritur me Rosoboronexport, do të realizohen punime në mënyrë që transferimi i teknologjisë ruse dhe prodhimet industriale të jetë të vendosura dhe të qëndrueshme. Po ashtu theksohet se këto punime do të jenë themel i një avancimi të rëndësishëm për Arabinë Saudite në prodhimin dhe zhvillimin e produkteve të industrisë së mbrojtjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit