10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“Trump mund të anulojë marrëveshjen për programin nuklear me Iranin”

Më të lexuarat

UASHINGTON (AA) – Pretendohet se presidenti amerikan, Donald Trump, është përgatitur për të anuluar marrëveshjen për programin nuklear të nënshkruar në vitin 2015 me Iranin gjatë periudhës së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës amerikane Washington Post pretendohet se Trump ka planifikuar të deklarojë se marrëveshja për programin nuklear e arritur me Iranin nuk është në interes të vendit.

Në lajmin në fjalë mbrohet ideja se Trump me shumë mundësi më 12 tetor do të mbajë një fjalim mbi Lindjen e Mesme dhe se këtu mund të shpalli në mënyrë më të gjerë planin për Iranin.

Në këtë fjalim pretendohet se Trump mund të njoftojë “përfundimin e marrëveshjes për programin nuklear me Iranin”.

Ndërsa qeveria e Trumpit më 15 tetor është e detyruar të njoftojë Kongresin në lidhje me çështjen nëse Irani i përmbahet apo jo marrëveshjes në fjalë. Gjithashtu theksohet se ajo kërkon që të nxjerrë “jashtë përdorimit” marrëveshjes para kësaj date dhe në vend të saj të paraqesë një strategji më gjithëpërfshirëse.

Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një konferencë për shtyp në përgjigje të pyetjes për këtë çështje është distancuar nga përdorimi i deklaratave të qarta lidhur me fatin e marrëveshjes.

“Presidenti në lidhje me këtë çështje e ka dhënë vendimin e tij dhe këtë do ta njoftojë në një kohë të përshtatshme. Në axhendën e presidentin qëndron formimi i një strategjie më gjithëpërfshirëse në lidhje me Iranin. Ka një ekip të mirë i cili po punojnë së bashku në këtë çështje”, është shprehur Sanders.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit