1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Arabia Saudite ekstradon në Turqi 4 terroristë të FETO-s

Më të lexuarat

Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën në mbrëmje 4 anëtarë të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që u kapën dhe ekstraduan nga Arabia Saudite…

Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën në mbrëmje 4 anëtarë të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që u kapën dhe ekstraduan nga Arabia Saudite.

Hetuesia dhe shërbimet sekrete turke kishin konstatuar se këta 4 terroristë të FETO/PDY-së merreshin me organizimin e haxhillëkut dhe umres në Arabinë Saudite, ndërkohë që të ardhurat nga ky biznes ia transferonin organizatës.

Identiteti i terroristëve u zbulua si rezultat i një pune efektive të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë dhe të dhënat iu përcollën autoriteteve saudite, që mundësuan ndalimin dhe ekstradimin e tyre.

Për të dyshuarit e sjellë në Turqi përmes këtij operacioni, realizuar nën koordinimin e Departamentit Antiterrorizëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, hetuesia kishte lëshuar prej disa javësh urdhrin e nevojshëm për kapjen dhe arrestimin e tyre me motivin për anëtarësim në organizatën terroriste FETO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit