13.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Erdogan: Nëse na sulmon, YPG/PYD-në e godasim pa pyetur asnjë

Më të lexuarat

“Në qoftë se YPG/PYD, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, do të kryejë ndonjë sulm të çfarëdoshëm kundër Turqisë, atëherë ne do ta godasim pa pyetur askënd”, u tha Erdoan gazetarëve në Uashington.

Pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump) më 16 maj në Uashington, Presidenti Erdoan pati një takim me gazetarët në Ambasadën e Turqisë në Uashington, të cilëve u sqaroi sfondin e takimit historik (me Tramp).

Pranimi i organizatës terroriste YPG/PYD si palë biseduese nga cilido vend nuk është aspak në përshtatje me konsensusin e arritur në nivel global”,- u shpreh Erdoan.

Presidenti Erdoan sqaroi se Trampit ia kishte thënë hapur që nëse organizata terroriste YPG e PYD do të kryente ndonjë sulm kundër Turqisë, atëherë Turqia do të zbatonte rregullat e angazhimit pa pyetur askënd.

“Në të vërtetë, ne e kemi bërë këtë në Rai, e kemi bërë në Xherabulus, në al-Bab. Turqia e tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë. Atyre u thamë këtë ‘Lërini organizatat terroriste, ejani dhe ta bëjmë bashkë luftën kundër terrorizmit!’. Por fatkeqësisht nuk e pranuan një propozim të tillë. Na thanë ‘që kemi boshatisur Menbixhin’, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pasi ata janë ende atje. Kur keni mbaruar punë me DAESH-in në Menbixh, në Raka, kush do të vendoset këtu? Kush është popull autokton këtu? Janë arabët. Po ju çfarë do të bëni, do ti mbushni këto zona me kurdë? Atëherë do të thotë që ju arabët dhe kurdët do ti vini në luftë me njëri-tjetrin”, u shpreh Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se dëshiron që lufta kundër terrorizmit të përfundojë me një hap të duhur si në Menbixh, ashtu edhe në Raka,

“Edhe ne si Turqi do të bëjmë atë që duhet për të luftuar terrorizmin në fushën tonë të përgjegjësisë. Organizatat terroriste nuk do ti lëmë të marrin frymë, si brenda (vendit) ashtu edhe jashtë. Nuk do të lejojmë krijimin e një brezi në kufi. Do të vazhdojmë të jemi të vendosur në këtë drejtim”, shtoi ai.

Në lidhje me Sirinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të trokasin në derën e Turqisë,- theksoi Presidenti Erdoan.

“Tani e kanë rrethuar Rakën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por Turqia do të jetë patjetër në terren. Ajo do të jetë në Siri, do të jetë në Irak. Turqia nuk mund të përjashtohet nga kjo punë si një autoritet vendimmarrës. Përpara kemi Samitin e NATO-s. Edhe këtu terrori është një pikë e rëndësishme e agjendës. Këto çështje do të vijnë në rend të ditës edhe atje (në samitin e NATO-s), nënvizoi Erdoan.

Presidenti Erdoan sqaroi për gazetarët se në takimin me Tramp kishte biseduar edhe rreth çështjeve ekonomike dhe procesit lidhur me organizatën terroriste FETO.

“Ramë dakord për të qëndruar në kontakt, qoftë përmes zyrtarëve tanë, qoftë edhe duke biseduar personalisht përmes një linje të sigurt”, sqaroi Erdoan.

Në lidhje me deklaratën e Presidentit rus, Vladimir Putin, se nuk i kanë dhënë armë organizatës terroriste YPG, Presidenti Erdoan bëri këtë vlerësim:

“Çështja nuk ka të bëjë me të punuarit apo jo me kurdët. E rëndësishme është që të mos keni lidhje, të mos jeni në marrëdhënie me organizatën terroriste. Bashkëbiseduesve tanë ne u themi këtë: ‘Po u jepni armë këtyre. Kemi dokumente, prova në lidhje me këtë. Kemi fotografi të raketave’. Ata nuk e pranojnë, por ne do të vazhdojmë t’ua paraqesim provat”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit