1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arabi Saudite: Ceremonia për ndarjen e çmimit botëror për shërbim ndaj Kur’anit Fisnik

Më të lexuarat

Zhvillohet ceremonia për ndarjen e çmimit botëror për shërbim ndaj Kur’anit fisnik në Arabinë Saudite
Sektori ndërkombëtar: Gjatë një ceremonie solemne që do të zhvillohet në ditët e para të muajit të ramazanit nga Shoqata Botërore për Hifzin e Kur’anit fisnik, ndahet çmimi botëror për shërbime ndaj Kur’anit fisnik.

Duke cituar gazetën “Ikadh” të Arabisë Saudite, njoftohet se Shoqata Botërore për Hifzin e Kur’anit fisnik me seli në Arabinë Saudite për çdo vit ndanë çmimin botëror për shërbim ndaj Kur’anit fisnik për personalitete, ministri, universitete, qendra ku’anore, shejkhul-kurra (mjeshtrin e leximit të Kur’anit) në botën islame, ekspertë të hulumtimeve kur’anore, radio, kanale televizive dhe për faqe të internetit që veprojnë në fusha kur’anore. Ky çmim këtë vit ndahet për veprimtarinë kur’anore të kryer në dhjetë fusha si për personalitetet më të dalluara të shërbimit ndaj Kur’anit për vitin 1434 hixhri, për fakultetet më të dalluara të shkencave kur’anore, për garat më të dalluara kur’anore, për shoqata më të mira të veprimtarisë kur’anore, për qendrat më të mira të hifzit të Kur’anit fisnik, për mësimdhënësit më të mirë, për programet më të mira televizive dhe të radiove kur’anore, për faqet e internetit më të mira, për lexuesin më të vjetër të Kur’anit fisnik në botën islame dhe për hulumtimin më të mirë të kryer në fushën e Kur’anit fisnik. Qëllimi i themelimit dhe ndarjes së këtij çmimi kur’anore në nivel global është cituar të jetë njohja me përpjekjet dhe veprimtarinë e kryer në fusha të ndryshme kur’anore në nivel botëror, ndarja e mirënjohjes për personalitete të dalluara kur’anore, krijimi i një atmosfere për konkurrencë mes aktivistëve kur’anorë dhe forcimin e nivelit të hifzit të Kur’anit fisnik në mbarë botën. Vlen të theksohet se këtë vit mbi 5400 hafizë të Kur’anit fisnik në grupin e femrave dhe të meshkujve kanë diplomuar nga qendra të ndryshme kur’anore nën mbikëqyrjen e Shoqatës Botërore për Hifzin e Kur’anit fisnik./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit