1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aq e habitshme kjo pamje!

Më të lexuarat

HABIA…

Isha i habitur me disa dele, kur njërën e morën për ta therrur, ndërsa tjetra rrinte e shkujdesur, duke ngrënë bari sikur të mos ndodhte gjë.
Bagëtitë nuk kanë logjikë, por megjithatë njeriu çuditet se si ka mundësi që delja nuk bënte asnjë rezistencë dhe ishtë gati të përkulet dhe ende kërkonte të rrëmbejë edhe ca bari më shumë.
Pastaj mora pjesë në një xhenaze te një nga xhematlitë e xhamisë.
Derisa po e vendosnin në varr, vura re se rreth varrit ishin ulur një grup njerëzish të cilët bënin shaka, qeshnin dhe argëtoheshin! Vëllau i tyre zbriste në sprovën e tij më të madhe, ndërsa ata nuk dukeshin se marin mësim…atëherë m’u kujtuan fjalët e Allahut:

“A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëtia. Madje, ata janë edhe më të humbur nga rruga e drejtë!”
El Furkan, 44.

Përkthim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit