0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Apple synon në të ardhmen një iPhone me material 100% të riciklueshëm

Më të lexuarat

Ceo i Apple, Tim Cook, konfirmoi se kompania synon që pajisjet e ardhshme iPhone të prodhohen duke përdorur tërësisht materiale të riciklueshme. Cook mori pjesë në edicionin virtual të konferencës parisiene Vivatech 2021, gjatë së cilës u intervistua nga Guillaume Lacroix, Ceo i shoqërisë për media ndërkombëtare, Brut,

Lacroix i bëri Cook një pyetje të rëndësishme mbi planet e Apple për të arritur objektivin e qëndrueshmërisë mjedisore brenda vitit 2030. Ceo theksoi se Apple është tashmë një kompani me emetime zero, duke qenë se përdor energji të rinovueshme për pjesën më të madhe të aktiviteteve të brendshme, megjithatë parashikon ta shndërrojë të gjithë ekosistemin, nga zinxhirët e furnizimit te përdoruesit finalë, në ‘karbon neutral’ në nëntë vitet e ardhshme.

“Me sa duket, një pajisje e mirë për përdoruesit dhe një pajisje e mirë për planetin mund të jenë e njëjta gjë, dhe ky është objektivi që i kemi vënë vetes” – shtoi Cook. Rruga që do ta çojë Apple të krijojë në të ardhmen një iPhone me material të ricikluar është shënjuar – Mac-ët e fundit përmbajnë 40% alumin të riciklueshëm, ndërsa seria e iPhone 12 ka më shumë se 98% minerale të ricikluara.

Ndër të tjera, Cook përmendi edhe përdorimin e pajisjeve robotike si Daisy, që çmontojnë iPhone për të furnizuar modelet në fazë realizimi me pjesë për skrap. Ceo pohoi se Apple ka nisur të përdorë 100% energji të rinovueshme për aktivitetet e tij dhe ka nxitur furnitorët të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas Cook, më shumë se 100 furnitorët kanë nënshkruar për të qenë tërësisht karbon neutral në vitet e ardhshme.

/ ANSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit