15.5 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Apple lëshon veçori të reja për zhvilluesit, përfshirë integrimin e ChatGPT-së

Më të lexuarat

Kompania Apple njoftoi se versionet beta të sistemeve operative iOS 18.2, iPadOS 18.2 dhe macOS 15.2 tani janë në dispozicion për zhvilluesit

Apple ka lëshuar veçori të reja në versionin beta për zhvilluesit, duke përfshirë integrimin e saj të shumëpritur ChatGPT, transmeton Anadolu.

Kompania Apple njoftoi se versionet beta të sistemeve operative iOS 18.2, iPadOS 18.2 dhe macOS 15.2 tani janë në dispozicion për zhvilluesit.

“Ndryshimet në ekranin e zgjedhjes së shfletuesit, aplikacionet e paracaktuara dhe fshirja e aplikacioneve për përdoruesit e BE-së, si dhe mbështetja në Safari për eksportimin e të dhënave të përdoruesit dhe për shfletuesit e internetit për të importuar ato të dhëna, tani janë të disponueshme në versionet beta të iOS 18.2 dhe iPadOS 18.2”, tha Apple.

Të gjithë përdoruesit në mbarë botën, njoftoi Apple, do të jenë në gjendje të menaxhojnë aplikacionet e tyre të paracaktuara përmes një seksioni ‘aplikacionet e paracaktuara’ në krye të zonës së aplikacioneve.

“Pas reagimeve nga Komisioni Evropian dhe nga zhvilluesit, në këto versione nga kudo në botë zhvilluesit mund të zhvillojnë dhe testojnë veçori specifike të BE-së, të tilla si motorët alternativ të shfletuesit, aplikacionet pa kontakt, instalimet në tregun e aplikacioneve nga shfletuesit e internetit dhe aplikacionet në e tregun e aplikacioneve”, tha Apple.

Po ashtu standardet e reja të thirrjeve dhe mesazheve janë tashmë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Versionet e reja beta vijnë një javë para se kompania të përgatitet të lëshojë zyrtarisht sistemin operativ iOS 18.1 dhe ‘Apple Intelligence’.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit