1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Apple dhe Google me konkurrent të ri?

Më të lexuarat

Në internet po qarkullojnë thashetheme të reja se Amazon po përgatit smartfonin e vet me të cilin ka ndërmend t’i bëjë konkurrencë Apple, Google, Samsung dhe prodhuesve tjerë të celularëve.

Sipas Bloomberg, Amazon po bashkëpunon me Foxconn (që është furnizuesi më i madh i komponentëve për Apple), për t’i ndihmuar në dizajnimin dhe prodhimin e smartfonëve, kurse momentalisht janë aktiv në blerjen e patentave me të cilat dëshirojnë që të sigurohen nga paditë e shumta të cilat janë bërë përditshmëri në tregun e smartfonëve dhe tabletëve.

Me telefonin e vet Amazon ka ndërmend të kopjoj strategjinë të cilën e kanë aplikuar me prezantimin e tabletit Kindle Fire – pajisje e lirë, ku çmimi i shitjes do të jetë i njëjtë me çmimin e prodhimit.

Në këtë mënyrë Amazon nuk do të fitonte asgjë nga shitja e harduerit, por do t’u mundësonte përdoruesve ta marrin një pajisje celulare të lirë përmes të cilit ata do të blenin shërbimet e Amazonit (e-libra, muzikë dhe filma), dhe do të përfitonin shumë nga shitja e këtyre shërbimeve.

Tableti i Amazon Kindle Fire i entuziazmoi përdoruesit më së shumti me çmimiin e ulët prej vetëm 199 dollarësh dhe në një kohë shumë të shkurtër u bë tableti i dytë më i shitur në treg. Duke marrë parasysh se çmimi do të jetë faktor shumë i rëndësishëm edhe për prodhimin e telefonit të tyre, pritet që harduerikisht nuk do të mund t’i bëjë konkurrencë modeleve që aktualisht janë në treg si iPhone 4S, përkatësisht iPhone 5 (kur të paraqitet në treg), dhe Galaxy S3 të Samsung, por me një çmim të përballueshëm do të mundësoj pak a shumë të gjitha opsionet që gjenden në pajisjet e avansuara celulare.

Amazon këtë telefon në ShBA mund ta shes, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me operatorët e telefonisë mobile, për vetëm 1 apo 50 dollarë ose mund ta shes si pajisje të lirë (pa nënshkrim të kontratës), për rreth 200 dollarë apo edhe më pak.

Megjithatë, shumë gazetarë të TI-së dhe analistë të tregut konsiderojnë se hyrja e Amazonit në tregun e smartfonëve është ide e keqe për këtë kompani. Problemi qëndron në faktin se në tregun e telefonëve momentalisht sundojnë Samsung dhe Apple, përderisa kompanitë të cilat janë të pranishme me vite në këtë treg dhe të cilat deri vonë ishin lidere (Nokia dhe Research In Motion), tashmë ndodhen në probleme të mëdha dhe momentalisht nuk mund t’i konkurrojnë sukseshëm modeleve të telefonëve si iPhone dhe Galaxy, kështuqë shtrohet pyetja se si do të përballej Amazon në këtë treg duke ditur se nuk ka kurrfarë përvoje biznesi në tregun e smarftonëve. (PCWorld Albanian).kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit