9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

APKE refuzon kërkesën e Turqisë për Arakanin

Më të lexuarat

APKE njoftoi se ka refuzuar kërkesën e Turqisë për takim urgjent që kishte për qëllim sensibilizimin mbi dhunën me të cilën janë përballur muslimanët e Arakanit në Mianmar

STRASBURG (AA) – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) njoftoi se ka refuzuar kërkesën e Turqisë për takim urgjent që kishte për qëllim sensibilizimin mbi dhunën me të cilën janë përballur muslimanët e Arakanit në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Për refuzimin e kërkesës së delegacionit turk njoftoi kryetari i Përkohshëm i APKE-së Sir Roger Gale në hapjen e mbledhjes plenare në Strasburg, duke theksuar se propozimi i Turqisë është shqyrtuar në një mbledhje të Presidencës së APKE-së.

Gale tha se kërkesa për takim urgjent është refuzuar pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim në seancën plenare.

Ndryshe, me këtë kërkesë synohej që në seancën plenare të APKE-së të diskutohet lidhur me gjendjen e muslimanëve të Arakanit, të cilët janë duke ikur nga perskeutimi i ushtrisë dhe budistëve fanatikë në Mianmar.

Nga ana tjetër, APKE ka pranuar propozimin për të shqyrtuar urgjentisht referendumin në Katalonjë dhe ligjin e ri të arsimit në Ukrainë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit