10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Sulm ajror në Idlib të Sirisë, disa të vdekur

Më të lexuarat

Në një sulm ajror në qarkun Maret Numan të qytetit Idlib të Sirisë në kufi me Turqinë, sipas vlerësimeve të para 12 civilë kanë humbur jetën

IDLIB/ANKARA (AA) – Në sulmin ajror të kryer në një zonë tregtare në qarkun Maret Numan të qytetit Idlib të Sirisë në kufi me Turqinë, sipas vlerësimeve të para 12 civilë kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në Idlib, në një zonë tregtare në qarkun Maret Numan në zonën rurale në jug të qytetit është kryer një sulm ajror.

Sipas vlerësimeve të para në sulm kanë humbur jetën 12 civilë ku në mesin e tyre edhe fëmijë, ndërsa 15 civilë u plagosën dhe u dërguan në qendrat shëndetësore të rajonit. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Ekipet e Mbrojtjes Civile dolën në vendngjarje për të nisur punimet e kërkim-shpëtimit. Ende nuk dihet se kujt i përket avioni i cili kreu sulmin.

Qyteti i Idlibit i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë, në kufi me Turqinë, në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit me qëllim të uljes së tensionit është shpallur “zonë jokonfliktuale”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit