0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Apeli i Gjykatës Speciale ende nuk ka nxjerrë ndonjë vendim në lidhje me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Më të lexuarat

Dhomat e Apelit që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale nuk kanë nxjerrë ende asnjë vendim në lidhje me kërkesën e ish-krerëve të UÇK-së për lirim nga paraburgimi ose jo. Avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së në Hagë një kërkesë të tillë e kishin parashtuar menjëherë pasi që Gjykatësi i Procedurës Paraprake ua kishte refuzuar lirimin e përkohshëm. Në lidhje me këtë kërkesë drejtuar apelit, pyetje sot në seancë parashtroi avokati i Hashim Thaçit, David Hooper. Mirëpo, gjykatësi, Nicollas Guillou, tha se nuk ka ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje dhe për të njëjtën do të duhej t’i drejtohet vet dhomës së Apelit. “Nuk kam asnjë informacion, por me siguri do të duhej t’i drejtoheni vet asaj dhome. Unë vet nuk kam përgjigje”, tha gjyqtari Nicollas Guillou.
/RKL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit