16.5 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Çavuşoğlu zhvillon bisedë telefonike me ministrin për Zhvillim Rajonal të Kosovës

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin për Zhvillim Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu i cili gjendet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ka uruar ministrin Damka me rastin e detyrës së re të tij.

Damka, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) u zgjodh ministër për Zhvillim Rajonal, pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje u bë kryeministri i Kosovës në një votim më 22 mars.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit