-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Anti-turqizmi ose anti-neo-otomanizmi në trojet shqiptare, si interes dhe strategji kombëtare!

Më të lexuarat

Shkruan: Besir Bajrami

Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare (ashtu siç jemi dhe duhet të jemi kundër ndikimit sllav e grek), do ta forconim tregun shqiptar me produkte vendore, si domosdoshmëri e zëvendësimit të produkteve serbe e turke;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të përmbushim idealin e kahershëm europian për një territor dhe kulturë pa ndikim aziatik/mongol/turk/lindorë në Europë, ideal mbi të cilin europianët e krijuan edhe Greqinë ortodokse/helene nëpërmjet disa arvanitëve ortodoks, duke u’a krijuar edhe helenizmin si ideologji mbeshtetese; për shkak të njëjtit ideal, nuk pranojnë Turqinë në BE (edhe pse është vend që ka aplikuar para 30 vjetëve për t’ju bashkuar BE-së); për shkak të njëjtit ideal, i kanë lëne pas në proceset euro-integruese edhe shtetet me më shumë ndikim osman në Ballkan, siç është territori i sotëm shqiptar dhe ai boshnjak. Pra, nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të rezultonte me një afrim dhe simpati me të madhe europiane për nacionalizmin shqiptar, për rrjedhoj, krijimi i shtetit të plotë kombëtar shqiptar nuk do të shihej me dyshim, skepticizëm e frikë nga Europa, por do të ndihmohej ashtu siç u krijua edhe vet Greqia në shekullin IX.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, nuk i japim alibi sllavëve dhe anti-shqiptarëve në përgjithësi, për të na paraqitur si dorë e zgjatur e shtetit turk drejtë territorit dhe kulturës europiane, e të kërkojnë ndihmë nga fuqitë perëndimore për të na qëndruar si barikadë mbrojtëse e kulturës dhe territorit europian. Jo rastësisht serbet, pas gjithë atyre luftrave me fqinjët, përsëri qëndrojnë një hap më përpara në proceset euro-integruese, në krahasim me shqiptarët e boshnjakët.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të kemi mundësi ta largojmë këtë kulturë ç’thurrëse të gënjeshtrës, mashtrimit e pabesisë, që na kanë ngulitur kohërat osmane dhe që vazhdon të jetë praktikë edhe sot më së shumti në Turqi;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të largohemi nga trendi i tyre i shkatërrimit të shtetit sekular/laik, që do të rezultonte me shkatërrimin e kombit shqiptar, i ngritur përtej feve, dhe mbisundimin e një feje e sheh si vetshkatërrim;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të ngjallim një fije ndërgjegje e vetëdijesimi te ato shqiptar të shpërngulur në Turqi, për të kërkuar fillimisht shkolla në gjuhën e vet amëtare, që do të rezultonte edhe kthimin e tyre në atdhe; poashtu do të kishim kërkesa më reciproke shtetërore ndaj Turqisë, e jo pozitë vasale siç e kemi tani;
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, do të afronim më afër identitetit kombëtar edhe arvanitët e Greqisë, e arbereshët e shpërngulur gjetiu. Arsyeja kryesore se përse arvanitët e shohin si alternativë të vetme helenizmin dhe Greqinë e sotme, është afrimi i shqiptarëve shumicë me osmanët dhe turqit, duke i lënë ata si një pakicë të vetmuar (ata na konsiderojne neve si turq shqipfolës); në të kundertën, shqiptarët mund të rimarin gjithë Greqinë arvanitase dhe mund të kthejnë në atdhe gjithë arbereshët e shpërngulur, sepse vetëm atëherë, ata do ta konsideronin Shqipërine si shqiptare, e jo si të rrembyer nga Turqia.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, përveç arvanitasve, arbërshëve, shqiptarëve në Turqi, edhe shqiptarët e Sanxhakut do ta kuptonin se ndikimi turk e fetar i ka bërë të ndihen turq ose boshnjak, dhe nacionalizmi shqiptar i ndihmuar nga Europa, do t’ju ndihmonte atyre të rigjejnë rrënjët e tyre shqiptare.
Nëse jemi kundër ndikimit të shtetit turk në territoret shqiptare, përveç shqiptarëve të Sanxhakut, nacionalizmi, apo identiteti shqiptar, do t’i afronte shumë më lehtë edhe shqiptarët ortodoks të asimiluar në vitet e fundit si sllav në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi. Sepse ata do ndiheshin të mbrojur nga nacionalizmi shqiptar, që të qendrojnë në fenë e tyre, e jo të kërkojnë ndihmën e shteteve të forta sllave ortodokse për të ruajtur identitetin e tyre fetar, ashtu siç ka ndodhur deri më tani, për pasoj edhe janë asimiluar…
Pra, ekzistojnë shumë arsyje që për shkak të interesit kombëtar, politika e shteteve tona të jetë anti ndikim të shtetit turk mbi territoret shqiptare. Në të kundërtën:
Ekonomia dobësohet;
Politika europiane do të na injoroj kërkesat nacionale;
Sllavëve do ju japim material për të patur sukses në propagandën e tyre;
Mashtrimi, gënjeshtra e pabesia do na përforcohen;
Shteti sekular/laik do na shkaterrohet, bashkë me të edhe pjesë të kombit do ndahen/asimilohen;
Shqiptarët në Turqi do vazhdojnë të asimilohen në turq;
Arvanitët me shqiptarët tjerë do vazhdojnë të konsiderohen si armiq të njeri-tjetrit;
Arbëreshet do vazhdojnë të asimilohen poashtu; shqiptarët musliman të Sanxhakut do të ndiheshin më afër me Turqinë se me Shqiperinë; e shqiptarët ortodoks do të vazhdonin të asimilohen në sllav e grek.

The Biblical World: William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews Composed and Printed By The University of Chicago Press Chicago, Illinois. U.S.A.
—————- Për më shumë: * Neo-Ottomanism https://en.wikipedia.org/wiki/Neo-Ottomanism * The Aspects of Neo-Ottomanism in Turkish Foreign Policies toward Albania, Bosnia and Herzegovina and Kosovo Gergely Nagy, reviewed by Emil Souleimanov https://dspace.cuni.cz/bitstream/handle/20.500.11956/33785/DPPV_0_0_11230_0_296835_0_103949.pdf?sequence=5&isAllowed=y https://is.cuni.cz/webapps/zzp/download/120039654/?lang=en * Profesori amerikan nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut, David Phillips: “Kosova duhet të ketë kujdes nga agjenda islamiste dhe neo-otomane e Turqisë. “Investimet e TIKA-s janë instrument i politikës së jashtme të Turqisë. Janë përpjekje për ta minuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për ta kufizuar ndikimin amerikan në këtë rajon. Nëse SHBA nuk është e pranishme në Kosovë, atëherë do të vijë në shprehje politika neoimperialiste e Rusisë, apo ajo neo-otomane islamiste e Turqisë. Shqiptarët që unë kam njohur ndër vite, e të cilët janë shumë, janë nacionalist. Nuk janë islamist. Turqia provon të shtrijë ndikimin e vet këtu duke e përdorur agjendën e saj islamiste dhe neo-otomane. Vërtet mendoni se ata e kanë në zemër interesin e qytetarëve të Kosovës? A po i përdor TIKA gjithë këto para sepse duan zhvillim social dhe kulturor të shqiptarëve të Kosovës? Natyrisht që jo! Këto janë instrumente të politikës së jashtme të Turqisë për të rritur ndikimin e vet. Prandaj, kjo nuk ka vend në Ballkan. Njerëzit këtu duhet të ngrihen dhe të vendosin sovranitetin dhe pavarësinë e tyre nga imperlistët e Rusisë dhe islamistët e Turqisë…” https://m.youtube.com/watch?v=3Qq-dxXsKIE * The Biblical World: William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews Composed and Printed By The University of Chicago Press Chicago, Illinois. U.S.A.: “Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – më e vjetër se popullsitë latine dhe greke; Idealet e tyre janë europiane e jo aziatike” (1913) https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258552121921&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit