Helikopteri “ATAK”, krenaria kombëtare e Forcave të Armatosura të Turqisë, është kthyer menjëherë në yllin e Panairit “Eurasia Airshow” në Antalia…
Helikopteri “ATAK”, krenaria kombëtare e Forcave të Armatosura të Turqisë, është kthyer menjëherë në yllin e Panairit “Eurasia Airshow” në Antalia.
Avionët e ekspozuar në këtë panair të aeronautikës, çelur në Terminalin e Linjave Ndërkombëtare të Aeroportit të Antalias, u hapën sot për vizitorët dhe të parët që u dyndën ishin autoritetet e aviacionit civil dhe ushtarak nga shumë vende të botës.
Në kuadër të Panairit “Eurasia Airshow”, helikopteri “ATAK” dhe skuadra e akrobacive ajrore të ushtrisë turke dhanë një shfaqje mahnitëse për të pranishmit.
Shfaqja u ndoq me shumë interes si nga vizitorët turq ashtu edhe nga të huajt.
Panairi “Eurasia Airshow” u hap të mërkurën në Antalia dhe do të vazhdojë deri më datë 29 prill.