16.2 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

OKB-ja e zhgënjyer nga Konferenca e Donatorëve për Sirinë

Më të lexuarat

Konferenca e Donatorëve për Sirinë | Është pritur me zhgënjim mosmbledhja as e gjysmës së shumës (9,2 miliardë dollarë) së kërkuar të parave në konferencën e donatorëve me temë “Mbështetja e të ardhmes së Sirisë dhe rajonit”, organizuar nga OKB dhe BE në Bruksel më 24-25 prill.

 

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të Bashkimit Evropian (BE) në datat 24-25 prill zhvilluan bisedime në Bruksel me mbi 200 grupe të ndihmës dhe organizata joqeveritare, që punojnë në Siri dhe shtetet fqinje që strehojnë refugjatët sirianë në vendet e tyre.

Ky ishte takimi i shtatë vjetor që mblodhi në një vend zyrtarët e BE-së dhe OKB-së si dhe donatorë nga vende të ndryshme, por edhe grupe të ndihmës dhe agjenci të ndryshme të OKB-së.

Komisioneri Evropian për Ndihma Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, deklaroi në fund të konferencës se përfaqësuesit pjesëmarrës kishin premtuar për këtë vit një ndihmë prej 4,4 miliardë dollarëve. Sipas Stylianides në konferencë u bënë përpjekje po ashtu për të gjetur zgjidhje konkrete ndaj problemeve humanitare themelore në Siri

“Duke diskutuar kontributet e vendeve fqinje të Sirisë, si Turqia, Libani dhe Jordania, kemi biseduar se si komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të sigurojë ndihma për këto vende”, ka deklaruar Stylianides.

Stylianides tha se BE dhe vendet anëtare do të mbajnë premtimin për refugjatët sirianë në Turqi do të mbledhin tre miliardë euro për dy vitet e ardhshme.

Duke theksuar se duhet të përmbushen në mënyrë të shpejtë të gjitha premtimet, Stylianides ka rikujtuar se në konferencën e Sirisë të zhvilluar vitin e kaluar u mblodhën gjithsej 7,5 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit