1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Annemarie Schimmel: Në Islam shumë ish-skllevër u bënë udhëheqës

Më të lexuarat

“Skllavëria nuk është shuar nga Kur’ani, por besimtarët vazhdimisht këshillohen që të trajtojnë skllevërit e tyre mirë. Në rast sëmundjeje duhet përkujdesur për skllavin. Ta lirosh një skllav është shumë e lavdërueshme; skllavi mund ta paguaj lirinë për veten e tij duke paguar nga paratë që ai ka fituar gjersa ka qenë duke kryer punën e tij.

Vetëm fëmijët e skllevërve ose robërit e luftës që nuk janë musliman mund të bëhen skllevër, një musliman i lindur i lirë nuk mund të kthehet në skllav asnjëherë; prandaj teorikisht skllavëria është e destinuar që të zhduket me zgjerimin e Islamit.

E tërë historia islame vërteton që skllevërit mund të zinin cilindo post, dhe shumë ish-skllevër ushtarak, zakonisht të rekrutuar në mesin e Turqëve të Azisë së Mesme, u bënë udhëheqës ushtarak dhe shpesh edhe sundues si në Iranin lindor, Indi (Dinastia skllavërore e Delhit), dhe në Egjiptin mesjetar (Memlukët).

Eunukët po ashtu shërbyen në pozita të rëndësishme, jo vetëm si roje të ambienteve të femrave, por po ashtu në pozita të larta administrative dhe ushtarake.”

(Annemarie Schimmel, “Islam: An Introduction”, fq. 67)

___________
Annemarie Schimmel ka lindur më 1922 në Erfurt, kurse ka ndërruar jetë në janar të vitit 2003, në Bonn, Gjermani. Ajo ka qenë një islamologe e njohur dhe me shumë ndikim në Gjermani, por edhe në rrjedhat e mendimit botëror. Annemarie Schimmel ka shkruar më shumë se 100 libra, artikuj dhe publikacione shkencore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit