-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

ANKESA/ Një letër e “pabesueshme” e KMSH-së për Policinë e Shtetit

Më të lexuarat

Aty, në shkresë, përcjellë policisë nga ky institucion që ka për detyrë të menazhojë jetën islame në Shqipëri, përmenden emra konkretë fetarësh të njohur, për më tepër me autoritet të padiskutueshëm publik, pos autoritetit në jetën komunitare fetare, duke pretenduar për skema që po sajohen prej tyre, me qëllim marrjen e drejtimit të KMSH-së me metodën e e ngjashme të një grushti shteti.

Ndërkohë për ironi, institucioni në fjalë kontrollohet nga të akuzuar nga shteti turk si organizatorë të një grushti shteti në 2016-n.

Emrat që përmenden aty, të cilat i janë dërguar Policisë së Shtetit, ka një aso profil publik pa asnjë lidhje me atë çfarë pretendon KMSH, një institucion që në këtë rast “ka humbur arsyen”, por dhe aftësinë e një urtësie të diktuar nga parimet e besimit, për ta zgjidhur një çështje që ajo pretendon se ekziston, por që në fakt nuk ekziston, duke thirrur për ndihmë një palë të tretë, në këtë rast Policinë e Shtetit.

Eshtë vepruar ngjashëm dhe vite të shkuara, gjë që përbën njollë për një institucion që duhej të qe shembull për shtetin dhe shoqërinë, se si menaxhohen me urtësi situata të caktuara fërkimesh, kundërshtimesh apo keqkuptimesh. /tesheshi.com/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit