14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

10 këshilla dhe udhëzime për mërgimtarët të cilët udhëtojnë në vendlindjet e tyre

Më të lexuarat

  1. Bëje nijet t’i vizitosh familjarët.
    Vizita e familjarëve e shtonë dashurinë dhe afërsin në mes vete, gjë që është e kërkuar fort nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.
    Thotë Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem :
    Kush i beson Allahut dhe ditës së gjykimit le t’i ruaj lidhjet familjare.
    Gjithashtu thotë :
    Kush deshironë të i zgjatet jeta, të i shtohet pasuria dhe të mbrohet nga vdekja e shëmtuar; le të i frigohet Allahut dhe le t’i ruaj lidhjet familjare.
  2. Shtoje ndihmën financiare të varfërve dhe sidomos familjarëve.
    Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem thotë : Sadaka nuk e pakëson pasurinë.
    Gjithashtu thotë : Dinari që konsumohet me familjarë është më e dobishme se ajo që jepet në rrugë të Allahut, për lirimin e robërve dhe ajo që u jepet të vobektëve.
  3. Pregaditjet e udhëtimit.
    Pregaditjet para udhëtimit nuk bien në kundërshtim me mbështetjen në Allah, përkundrazi është udhëzim i Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem.
    (Shembulli më i mirë shfaqet kur u nis për në Medine)
  4. Mos i neglizho lutjet e udhëtimit, gjithashtu lutjet e përgjithëshme.
    Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem thotë : Lutjet e udhëtarit janë të pranuara.
  5. Gjatë rrugës trego moral dhe sjellje të lartë, sidomos nëse udhëton me aeroplan.
    Bëhu i leht, i kuptueshëm, i respektueshëm, fol mirë dhe ëmbël, ndihmo të tjerëve, sepse ti je musliman, e reprezenton Islamin.
    Trego Islamin e vërtetë, mos ua konfirmo njerëzve atë që po e shohin në media.
  6. Nëse udhëton me makinë respekto rregullat e komunikacionit, respekto shpejtësinë, mos e rreziko jetën tënde të familjes dhe udhëtarëve të tjerë.
    Nëse nuk i respekton rregullat dhe të ndodh diçka, pregaditi Allahut përgjigje.
  7. Kujdes nga mendjemadhësia
    Kur shkon në vendlindjet bëhu i thjesht dhe modest, mos u kreno me pasurinë dhe automjetin tënd (siq ndodh zakonisht).
    Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem thotë : Nuk do të hyj në xhennet ai i cili ka në zemrën e tij mendjemadhësi edhe sa një grimc.
  8. Mos shko në vendet e ndaluara
    Mos shko në plazhe të përziera, mos shko në korzo dhe shetitore ku shetiten ata që nuk i kanë frikë Allahut.
    Mjaft ka vende të mira dhe të bukura ku mund t’i kalosh pushimet pa bërë harame.
  9. Shetitjet bëri me familje
    Shko dhe shetitu me familje, mos i mbyll antarët e familjes në shtëpi dhe vet të dalësh dhe të harroesh me shoqëri.
    Shetitu me familje dhe vizitoni vendet e bukura, që fëmijëve t’u gdhenden në mendjet e tyre kujtime të mira.
  10. Vendi ynë nuk është shumë i madh po është shumë i bukur
    Vendet tona kanë histori të lasht dhe të lavdishme, gjatë vizitave njoftoi familjarët për sakrificat e të parëve tanë për ta mbrojtur identitetin fetar dhe kombëtar. Le ta din gjeneratat e reja se ajo tokë nuk është si tokat tjera. Le ta din se ajo tokë ka lindur dhe rritur burra të mdhenjë dhe kanë lën gjurmë në histori.
  11. Rezyme nga hutbeja e mbajtur me 26.6.2021 Bruksel nga hoxhë Hysni Berisha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit