1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell

Më të lexuarat

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.

Prej muajsh analistët po shikojnë me shqetësim manovrat gjithmonë e më të shpeshta dhe provokuese të anijeve ruse në Mesdhe, por orët e fundit situata po tensionohet edhe më shumë, aq sa Italia ka ngritur në qiell avionët e saj P-72 për të monitoruar situatën nga lart.

Janë dy anijet e Moskës që ndodhen në një zonë mes Kalabrisë dhe Korfuzit, pak kilometra nga brigjet shqiptare.

Njëra ka ardhur nga oqeani Atlantik, dhe bëhet fjalë për anijen Kola, tjetra është një anije korvetë raketahedhëse që ndodhej në bazën ruse të Tartous në Siri.

Siç raporton gazeta italiane La Repubblica, analistët thonë se me shumë mundësi anijet po ndjekin nga afër aeroplan mbajtësen amerikane John Bush që pikërisht në këto momente gjendet në ujërat e Adriatikut, mes brigjeve të Pulias në Itali dhe Shqipërisë .

Pak më poshtë, në afërsi të Sicilisë, dy anije të tjera të Moskës po vërtitën prej javësh, ku njëra prej tyre është Luftanija Admiral Kasatanov, nga më modernet e flotës ruse.

Disa muaj më parë një episod i ngjashëm ndodhi pikërisht në zonën ku kalon gazsjellësi TAP, që kalon nga vendi ynë dhe anashkalon Rusinë .

Një mesazh i fortë të Moskës, ky, që ujërat e Mesdheut mund të mos jenë më aq të qeta siç jemi mësuar./A2 CNN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit