6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si muslimanët morrën Janinën…me lutjen e vetë të krishterëve

Më të lexuarat

Forma se si zgjerohej Perandoria Osmane e jo vetëm

Kur sulltani osman Murati II morri Selanikun në 1431 dhe hyri fitimtar në qytet, veziri i tij e njoftoi se një delegacion nga qyteti i Janinës kishte mbërritur dhe se ata shpresonin që Sulltan Murati II t’i priste, pasi ata kishin ardhur për një çështje të rëndësishme. Sulltani u befasua me lajmin sepse nuk kishte asnjë lidhje me qytetin e Janinës.

Janina është në veriperëndim të Greqisë, 450 km nga Athina dhe 290 km nga Selaniku, i cili në atë kohë ishte nën sundimin e familjes italiane Tocco nga Kefalonia, e cila sundonte despotatin e Epirit, që përfshinte qytetin e Janinës.

Kur Carlo I Tocco vdiq në 1430, ai u pasua nga kushëriri i tij Carlo II Tocco. Sidoqoftë, djemtë e paligjshëm të Carlo I Tocco u rebeluan kundër Carlo II dhe kërkuan pushtet për veten e tyre, kështu që midis tyre pati një konflikt dhe një luftë për pushtet. Por kur dëgjuan se Sulltan Murati II kishte marrë Selanikun, vendosën të dërgonin të dërguarit e tyre te Sulltani.

Sulltan Murati II e priti delegacionin nga qyteti i Janinës dhe kur hynë në shtëpinë e tij dhe nëpërmjet një përkthyesi u tha: “Mirë se vini, çfarë ju solli këtu dhe çfarë doni nga unë?”.

Kreu i delegacionit tha: “Sulltan i madh, kemi ardhur të të kërkojmë ndihmë, ndaj shpresojmë të mos na zhgënjesh”.

Sulltani e pyeti: “Dhe si mund t’ju ndihmoj?”

Kreu i delegacionit iu përgjigj: “Sulltan i madh, princat tanë na shtypin, na përdorin si skllevër, na morën pasurinë dhe pastaj na çuan në luftëra”.

Sulltan Murati II tha: “Çfarë mund të bëj për ju? Është një çështje mes jush dhe pushtetarëve tuaj.”

Ata u përgjigjën: “Ne, sulltan, nuk jemi muslimanë, jemi të krishterë, por kemi dëgjuar aq shumë për drejtësinë e muslimanëve; që ata nuk i shtypin nënshtetasit e tyre, nuk detyrojnë askënd të pranojë Islamin dhe se çdo qytetar ka të drejtën e tij me ta. Këtë e kemi dëgjuar nga udhëtarët dhe tregtarët që kanë vizituar mbretërinë tuaj. Prandaj, shpresojmë që drejtësia, kujdesi dhe mirësia juaj të na përqafojë dhe të sundoni tokën tonë (qytetin tonë) dhe të na shpëtoni nga sundimtarët e padrejtë.”

Më pas ata ia dorëzuan sulltanit çelësat e qytetit dhe Sulltan Murati II pranoi ofertën e tyre dhe dërgoi një nga komandantët e tij në krye të ushtrisë muslimane që hyri pa luftë në qytetin e Janinës në vitin 1431.

Kjo është një nga ato forma se si zgjeroheshin dikur sundimet e muslimanëve, ku veçon Perandoria Osmane: me asnjë lloj lufte! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit