3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Anglia përgatit spitale të përkohshme fushore

Më të lexuarat

Anglia është gati të ndërtojë spitale të përkohshme fushore për të përballuar valën e një numri rekord të infeksioneve me Covid-19, veçanërisht pas përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron dhe nevojës në rritje për shtretër, njoftoi Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

NHS ka identifikuar vendet se ku do të ndërtohen spitalet, duke filluar nga kjo javë, objektet e reja të projektuara për të strehuar rreth 100 pacientë: në lokacionet e tetë spitaleve të qytetit, ku përfshihet Londra, Bristol dhe Leeds.

Shtretërit shtesë janë projektuar për pacientët që po shërohen nga sëmundja, përfshirë ata që nuk kanë më Covid-19, për të liruar hapësirat ​​dhe stafin për tu ardhur në ndihmë pacientëve me koronavirus. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit