10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Anëtari i FETO-s në arrati postime skandaloze për Kudsin

Më të lexuarat

Ish-përfaqësuesi i Today’s Zaman për Ankaranë, që është një institucion i mbyllur i FETO-s, Bozkurt, ka përdorur shprehje skandaloze kundër popullit turk i cili ka dalë nëpër sheshe për të protestuar kundër vendimit Trumpit

 

ANKARA (AA) – Anëtari i FETO-s në arrati Abdullah Bozkurt, që kryen propagandë njollosjeje kundër Turqisë në rrjetet sociale, këtë herë nga llogaria e tij në Twitter është ankuar tek SHBA-të për popullin turk që proteston kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-përfaqësuesi i “Today’s Zaman” për Ankaranë, që është një institucion i mbyllur i FETO-s, Bozkurt, ka përdorur shprehje skandaloze kundër popullit turk i cili ka dalë nëpër sheshe për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Kudsin.

“Protestat në ditën e sotme në Turqi kundër SHBA-ve dhe Izraelit zhvillohen nga TÜGVA, fondacioni familjar i Erdoğanit, grupet mbështetëse të qeverisë, Hizbullahu turk dhe disa grupe të lidhura me Al Kaedën”, ka shkruar në llogarinë e tij të medias sociale Bozkurt, ndaj të cilit ka një urdhër arresti me akuzën për anëtarësim në organizatë terroriste.

Pakënaqësinë ndaj popullit turk, i cili shfaqi një qëndrim dinjitoz përballë vendimit për Kudsin, anëtari i FETO-s Bozkurt e ka shprehur me postimet e tij: “Protestuesit kundër SHBA-ve dhe Izraelit kërkojnë heqjen e njësive të NATO-s dhe të SHBA-ve që luftojnë kundër DEASH-it në bazën ushtarake İncirlik në qytetin Adana, në juglindje të Turqisë. Krahas Al Kaedës dhe Hizbullahut, protestën e kanë organizuar grupet e Gjeneratës Pionere.”

“Ankesa se po “digjet flamuri i Izraelit”

Në llogarinë e tij nëpërmjet postimeve në gjuhën angleze, Bozkurt, ka vazhduar propagandën e tij të njollosjes kundër Turqisë duke përdorur shprehjet “Familja e Erdoğanit me grupet e Hizbullahut turk dhe Al Kaedës kryesojnë protestat, djegin flamurin e Izraelit, kërkojnë mbylljen e bazës İncirlik, si dhe ndaj Trump shprehen qen sionist”.

Anëtarët e organizatës terroriste FETO të cilët njihen me qëndrimet e tyre pro-Izraelit në çështjen e Palestinës dhe Kudsit dhe në çdo çështje tjetër të ndjeshme, edhe në ngjarjen e anijes me ndihma Mavi Marmara ata kanë kryer postime pro Izraelit, në vend të mbrojtjes së popullit të shtypur të Gazës.

Reagime të shumta ndaj Bozkurt

Pas postimeve të anëtarit të FETO-s, ndaj Bozkurt janë dërguar mesazhe reagimi nga Twitteri nga qindra persona. Përdoruesi Yusuf Dinçbilek i cili i është përgjigjur Bozkurt-it se ato që ka shkruar janë “turpëruese” ai ka bërë vlerësimin: “Ju do të përmendeni jo vetëm si tradhtarë të atdheut tuaj, por edhe si tradhtarë të Islamit duke u bërë miq me armiqtë e Islamit. Ky turp dhe poshtërim është i mjaftueshëm për ju në këtë botë”.

Ndërsa një tjetër person me emrin Fiksi është shprehur: “Edhe ti do të kujtohesh si një tradhtar i atdheut që ka shitur vendin e tij!”

Bozkurt, 3 ditë para sulmit me armë të kryer vitin e kaluar ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, kishte shkruar një artikull “Tashmë ambasadorët në Turqi nuk janë të sigurtë”, ku në këtë mënyrë me shkrimin e tij ai ka dhënë edhe lajmin e sulmit ndaj Karlov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit