18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Papa Françesku: Vetëm zgjidhja e negociuar mes palestinezëve dhe izraelitëve sjell paqe

Më të lexuarat

Në komunikatën e së dielës, Vatikani ka ripërsëritur apelin e Papa Françeskut që të mbizotërojë “mençuria dhe maturia”, ndërkohë që ka ripërsëritur nevojën thelbësore për të respektuar “status quo-në” e Kudsit

VATIKAN (AA) –Vatikani thotë se Papa Françesku është duke u lutur që “liderët botërorë të përkushtohen për zmbrapsje të dhunës”, të shkaktuar nga zhvillimet e fundit në Kuds, ndërkohë që ka shprehur ngushëllimin e tij për viktimat e përleshjeve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se njeh Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”, ka shkaktuar dhunë në vende të ndryshme të botës.

Në komunikatën e së dielës, Vatikani ka ripërsëritur apelin e Papa Françeskut që të mbizotërojë “mençuria dhe maturia”, ndërkohë që ka ripërsëritur nevojën thelbësore për të respektuar “status quo-në” e Kudsit.

Në deklaratën e publikuar, Vatikani thotë se “vetëm një zgjidhje e negociuar mes palestinezeve dhe izraelitëve mund të sjell një paqe të qëndrueshme, si dhe të garantojë njëkohësisht bashkëjetesën paqësore të dy shteteve brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”. Ai e quan Kudsin “vendi i shenjtë i të krishterëve, hebreve dhe muslimanëve nga e mbarë bota”.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit