6.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, përfaqësuesit e opozitës shqiptare ngrenë shqetësimin në PE

Më të lexuarat

Nismat e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta u ngritën si shqetësim nga përfaqësuesit e opozitës para euoparlamentarëve gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Bruksel.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se Shqipëria është përfshirë në listën gri për pastrimin e parave disa vite më parë.

“Çfarë mendoni për dy nismat, pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale se si do të influenconin në këtë apekt nëse qeveria do t’i miratonte”, tha ajo.

Për drejtuesen e Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian, Michela Matuella, unioni nuk ka ndryshuar qëndrimin kundër për pasaportat e arta, ndërsa përsa i përket amnistisë fiskale, BE vijon të negociojë draftin me qeverinë shqiptare.

“Sa i përket amnistisë fiskale ne jemi në një dialog të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare. Ne kemi caktuar ekspertë të kësaj fushe për të patur ekspertizën më të mirë, por çështja është ende në diskutim. Ne kemi një qëndrim të qartë kundër pasaportave të arta në Shqipëri. Në veçanti, kjo është e rëndësishme duke e lidhur edhe me kontekstin e agresionit rus në Ukrainë”, tha Matuella.

Raporterja për Shqipërinë, Isabel Santos, shprehu skepticizimin e saj për amnistinë fiskale për shkak të rrezikut të pastrimit të parave.

“E njoh shumë mirë shoqërinë shqipare dhe për sasinë e parave që ndodhen jashtë sistemit bankar. Gjithashtu, jam në dijeni edhe për nevojën që këto para duhet të formalizohen, sepse kur paratë janë në bankë mund t’i kontrollojmë më lehtë ato. Por, nga tjetër e dimë shumë mirë që amnistia fiskale mund të sjellë edhe rreziqe të tjera”, tha ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i qeverisë, Taulant Balla, theksoi rëndësinë që ka nisja e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa u kujdes që t’i kujtojë PE-së edhe afatet e vendosura nga ata.

“Na informuan që ka një marrëveshje në Këshill për qytetarët e Kosovës, të cilëve do t’u jepet regjimi pa viza pasi sistemi i ETIAS të jetë gati të vihet në punë, që do të thotë që prej vitit 2023, por çfarë ndodh në rast se ETIAS nuk punon që prej datës 1 tetor, atëherë do të presin sërish qytetarët e Kosovës apo është pikërisht ajo që dëgjuam dje, që në 1 janar 2024 është afati përfundimtar”, tha Balla.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit miratoi rekomandimet për Shqipërinë, ndërsa u dakordësua që takimi i radhës të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, në Tiranë. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit