16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Njeriu i Erdoganit ndërpret intervistën për televizionin suedez

Më të lexuarat

Pamje: pyetja provokative që irritoi Ibrahim Kalin

Një pyetje aspak profesionale, deri dhe provokative e një gazetari suedez, vendi i të cilit pret nga Turqia të hapë “dritën jeshile” për anëtarësim në NATO, ka detyruar këshilltarin kryesor të Erdoganit, njëherësh zëdhënës i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, që të ndërpresë një intervistë që po jepte për të.

Irritimi i Ibrahim Kalin erdhi nga pyetja e gazetarit nëse nëse “Turqia është qendër krimi(!!!)”.

“Kjo është retorikë e PKK-së, retorikë e FETO-s, nuk është gazetari e ndershme”, reagoi Ibrahim Kalin, dukshëm i befasuar.

“Kjo nuk është gazetari e ndershme…”, vijoi me tone të larta përfaqësuesi e Presidencës turke, gjithashtu një autor librash, pasi njihet dhe si mendimtar fetar, shoqëror e politik.

“Dhe doni që unë të përgjigjem? Janë pyetje qesharake. Gjithsesi, nuk dua ta vazhdoj këtë. Mund të ndalosh?”, përfundoi Kalin, teksa intervista për televizionin shtetëror suedez u ndërpre.

Ky episod vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Suedi-Turqi, ku e para, së bashku me Finlandën, presin që Ankaraja të miratojë pranimin e tyre në NATO.

Kujtohet se Rexhep Tajip Erdogan ka bllokuar procesin e pranimit të dy vendeve, duke akuzuar Finlandën dhe Suedinë për favorizim ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatëve të saj, të cilat Ankaraja i konsideron organizata terroriste.

Një “memorandum trepalësh” pasoi në fund të qershorit, me Suedinë që deklaroi se ishte në gjendje të përmbushte të gjitha pikat e saj.

Por ky incident mund të “hedhë në erë” gjithëçfarë është arritur deri më sot mes dy vendeve. Kjo, sepse intervista ishte për media shtetërore dhe jo private. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit