2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Amnesty International (AI): Bota duhet të marrë një qëndrim të prerë kundër mospërfilljes izraelite ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një qëndrim të prerë kundër shpërfilljes së vazhdueshme dhe flagrante të Izraelit për jetën e palestinezëve, tha grupi global i të drejtave Amnesty International, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Raportet shqetësuese” se forcat izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor të okupuar pasqyrojnë “metodat e mëparshme të përdorimit të forcës së tepruar”, tha grupi në Twitter.

Në total 139 palestinezë, përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra, janë vrarë dhe 950 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza të hënën e kaluar.

Sulmet ajrore në Gaza u paraprinë nga tensionet disaditore dhe agresioni izraelit në Kudsin Lindor të okupuar, ku qindra palestinezë u sulmuan nga forcat Izraelite dhe kolonët në Xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.

Kohët e fundit, tensionet u përshkallëzuan më tej, duke u zhvendosur nga Kudsi Lindor në Gaza, pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit