-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ambasadori shqiptar në Kinë: Koronavirusi s’është ndalur, 60 të vdekur çdo ditë

Më të lexuarat

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja vjen me një apel të fortë për komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet, pas shpërthimit të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasadori teksa tregon situatën e vështirë që po kalon ky shtet, ku shkruan se rreth 60 persona humbin jetën çdo ditë, u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kinë që të tregohen të kujdesshëm dhe të rrinë të izoluar. Ai theksoi se koronavirusi nuk është ndalur aspak dhe deri më tani nuk ka asnjë ilaç për frenimin e tij.

Reagimi i plotë i Ambasadorit Belortaja

Në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe një video-këngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon në djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet për shkencëtarët e vërtetë qe po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për me tej.

Jam i shtrënguar ta ndërhyj serish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemisë dhe gjetjes se formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! askush nuk ka zbuluar ndonjë formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.

Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) është vjetërsuar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra ane. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mire për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës. /BalkanWeb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit